Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
14 June 2026
Vizion fokus

Pas muajsh protestash në Serbi, Vuçiç paralajmëron dorëheqjen

Izraeli godet sërish periferinë jugore të Bejrutit, tensionet me...

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një...

FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin...

Pastruan paratë e drogës në ndërtim, gjykata lë në...

Berisha: Lëvizja do arrijë qëllimin! Kreu i PD i...

Goditja e rrjeteve të drogës, të arrestuarit nga operacioni...

Një viktimë nga aksidenti në Pogradec, disa të plagosur...

“Protesta ka frymë fashiste”, Rama: Turizmi po sabotohet, dëme...

Aksident në aksin Pogradec-Lin, dy të lënduar

Pastruan paratë e drogës në ndërtim, gjykata lë në burg tre persona. Një në arrest shtëpie e të tjerët në kërkim

14 Qershor 14:53

Nga Blerina Cene

Burg pa afat vendosi Gjykata e Posaçme për tre nga pesë personat e arrestuar të premten, si pjestarë të dy prej organizatave më të mëdha të narkotrafikut dhe pastrimit të parave. Kështu në qeli do të qëndrojnë Orest Sota, Orgest Birçaj dhe Dritan Aga. Edmond Jaupi u vendos në izolim shtëpiak, kurse u lirua në këmbim edhe të garancisë pasurore Gëzim Islami, për shkak të problemeve shëndetësore.

Masa e sigurisë ishte caktuar në orën 9:00 të mëngjesit për të rifilluar në 13:00, pasi avokatët e të arrestuarve kërkuan kohë të njihen me fashikujt hetimorë. Të pestë dyshohen si pjesëmarrës në organizatën e përbërë nga 20 persona dhe kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin me role të ndara e të koordinuara.

Kurse Ilir Shtufi një prej njerëzve kyç në aktivitetin kriminal, u vu në pranga në Greqi, ku sipas autoriteteve helene mbërriti në shtetin fqinj vetëm disa orë pasi ndaj tij kishte dalë urdhërarresti i SPAK.

Autoritetet i kanë lidhur fijet përmes platfomrës SKY ECC dhe nga përgjimet telefonike, ku del zbuluar organizimi i trafikut ndërkombëtar të drogërave të dorta, menaxhimi i laboratorëve në Amerikën Latine, transporti i ngarkesave dhe shpërndarja e kokainës në tregjet europiane.

Paratë e pista të ardhura me burim kriminal janë investuar në pasuri të paluajtshme, projekte ndërtimi dhe shoqëri tregtare, thotë SPAK, konkretisht në zhvillimin e disa prej zonave më luksoze në vend. Skema mjaft komplekse e pastrimit të parave, tregon mekanizmin sesi miliona euro pastroheshin duke i injektuar në tregun e ligjshëm edhe përmessistemve informale të transferimit të parave.

 

Nga operacioni u sekuestruan 128 milionë euro, 18 vila, 336 llogari bankare, kompani, apartamente, automjete luksoze, prona në Tiranë, Palasë, Jalë e Himarë.

 

Posted Under:
Kronike Kryesoret Vendi
Tagged:
droge ndertim SPAK

Nga e njëjta kategori

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues të një shoqate bamirësie, arrestohet çifti nga Korça (EMRAT)

më shumë...

Magjia e “Shtegut të ngjyrave”, atraksioni turistik në bjeshkët e Kukësit po bëhet gjithnjë e më i frekuentuar

më shumë...

Interes për parkun e Prespës, turistët tërhiqen nga natyra, liqeni dhe kulinaria e zonës

më shumë...

FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tragjik në Pogradec

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner Lemon Soda

Minute pas minute

4:14

Pas muajsh protestash në Serbi, Vuçiç paralajmëron...

4:06

Izraeli godet sërish periferinë jugore të Bejrutit,...

3:15

Mashtronin qytetarët duke u paraqitur si përfaqësues...

3:13

Magjia e “Shtegut të ngjyrave”, atraksioni turistik...

3:08

Interes për parkun e Prespës, turistët tërhiqen...

3:00

FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën...

2:53

Pastruan paratë e drogës në ndërtim, gjykata...

2:40

Berisha: Lëvizja do arrijë qëllimin! Kreu i...

2:37

Goditja e rrjeteve të drogës, të arrestuarit...

2:08

Diaspora “nderon” Vetëvendosjen, partia e Kurtit shkon...

1:43

Shpërndante heroinë, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin, çfarë...

12:09

Doganat, masa për sezonin veror, lehtësi për...

12:06

Mjekët: Kujdesuni për lëkurën! Ekspozimi i nishaneve...

12:01

Një viktimë nga aksidenti në Pogradec, disa...

11:57

“Protesta ka frymë fashiste”, Rama: Turizmi po...

11:53

Nevojat për gjak mbeten të larta, ndikon...

11:47

Aksident në aksin Pogradec-Lin, dy të lënduar

11:44

Të huajt të interesuar për prona, rriten...

11:36

Pesë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë...

11:12

Shpërthim tritoli në Tiranë, detajet e para

Më të klikuarat

  • Në lidhje me këngëtarin e njohur shqiptar, Klevisa Gega e zb...
  • FOTO/ Kjo është 26-vjeçarja që humbi jetën në aksidentin tra...
  • “U futa në bela me burrin tënd”, Dasara i “...
  • Vetëvritet me armën e shërbimit efektivi në Tiranë
  • FOTO/ Zhdukja e Eglant Koçit, Mand “Dhelpra” kis...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.