Gjashtë persona humbën jetën pasi dy helikopterë u përplasën në ajër dhe më pas u rrëzuan në zonën Recreio dos Bandeirantes, në pjesën jugperëndimore të Rio de Janeiros, mëngjesin e së dielës.
Sipas dëshmitarëve, dy mjetet fluturuese u përplasën gjatë fluturimit në rrethana që mbeten ende të paqarta. Autoritetet konfirmuan se asnjë nga personat që ndodheshin në bord nuk arriti të mbijetojë.
Sipas shërbimeve të emergjencës, mbetjet e dy helikopterëve u shpërndanë në një rreze prej të paktën 100 metrash. Disa pjesë të avionëve përfunduan edhe mbi çatitë e ndërtesave pranë vendit të aksidentit.
Në operacionin e shpëtimit dhe të sigurisë morën pjesë rreth 45 zjarrfikës me 15 automjete. Për arsye sigurie, autoritetet ndërprenë përkohësisht qarkullimin në bulevardin bregdetar Avenida das Américas. Pak orë më vonë, zjarri i shkaktuar nga përplasja u vu nën kontroll, ndërsa ekipet teknike nisën kontrollet për rrjedhje të mundshme karburanti dhe rreziqe të tjera për zonën përreth.
Forcat Ajrore të Brazilit njoftuan se është aktivizuar Qendra për Hetimin dhe Parandalimin e Aksidenteve Ajrore (CENIPA), e cila ka nisur mbledhjen e provave dhe hetimet paraprake për të përcaktuar shkaqet e tragjedisë.
Autoritetet pritet të analizojnë të dhënat e fluturimit, komunikimet mes pilotëve dhe kushtet e operimit të dy helikopterëve, në përpjekje për të zbardhur rrethanat që çuan në aksidentin fatal.
Rio de Janeiro – Moradores do Recreio dos Bandeirantes, na Zona Sudoeste do Rio de Janeiro, relataram uma série de explosões e muito fogo na manhã deste domingo (14) após a queda de dois helicópteros que colidiram no ar, deixando ao menos 6 mortos.
As aeronaves caíram em um… pic.twitter.com/Mbl4GkdQop
— g1 (@g1) June 14, 2026





