E ftuar këtë të shtunë në Ferma Club, Klevisa foli për eksperiencën e saj në Ferma VIP, por gjithë vëmendjen e mori konfirmimi i saj për lidhjen e dashurisë.
Pa e thënë drejtpërdrejt, Klevisa la të kuptohet gjatë intervistës me moderatorin Florian Agalliu dhe opinionistët Çiljeta dhe Dasra se është në një lidhje me një reper shqiptar 24-vjeçar.
Përsa i përket raportit me Indrin, Klevisa pohoi se partneri i saj është bërë xheloz. Ajo tha se e gjitha ishte për të krijuar dinamika, por nk e kishte menduar se do shkonte ashu siç shkoi.
“Zgjiodha të më merrte Indri sepse doja të krijoja dinaimka, pa e ditur që Vanesa kishte dalë atë natë. Por shkoi siç nuk e kisha menduar. Kur shprehu pëlqimin thash pse? Nga erdhi? Nuk po i jepja asnjë shkas“, tha Klevisa.
/vizionplus.tv





