Lëvizja Vetëvendosje ka rritur numrin e mandateve në Kuvendin e Kosovës në 51 ,pas përpunimit të rreth 20 për qind të votave të ardhura me postë nga diaspora.
Sipas rezultateve të deritanishme, Vetëvendosje ka fituar mbi 69 për qind të votave të procesuara nga diaspora, duke siguruar kështu mandatin e tretë shtesë krahasuar me rezultatin fillestar të votave të numëruara brenda vendit
Dy mandatet e para shtesë u morën nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike
Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka humbur një mandat.
Nëse trendi aktual i votave nga diaspora vazhdon edhe gjatë pjesës së mbetur të numërimit, përllogaritjet tregojnë se Vetëvendosje mund të sigurojë të paktën edhe një mandat tjetër në Kuvend.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar rreth 85 mijë zarfe me vota nga diaspora. Deri tani janë përpunuar afro 11 mijë prej tyre ndërsa procesi i numërimit vazhdon.





