E diel, 1 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

FOTO/ Zhdukja e Eglant Koçit, Mand “Dhelpra” kishte modifikuar makinën që dyshohet se transportoi trupin e shokut

Ndërkohë që ende nuk ka një përgjigje zyrtare nëse Eglant Koçi është vrarë apo jo, të gjitha të dhënat që grupi hetimor ka deri tani tregojnë se 34-vjeçari mund të jetë vrarë nga shoku i tij Armand Shakaj.

Makina që shihni në foto është automjeti që Armand Shaka ka përdorur për të transportuar trupin e 34-vjeçarit.

Siç shihet në foto, makina tip “Porche” është modifikuar nga Shakaj.

Brenda kësaj makine janë gjetur dhe njollat e gjakut që dyshohet se janë të Eglant Koçit.

Reklamë

Makina është gjetur nga policia teksa kamarieri i Shakajt po e lante, ku policia e arrestoi 25-vjeçarin si bashkëpunëtor i autorit kryesor të dyshuar.

Për këtë krim dyshohet se 41-vjeçari të ketë menduar të gjitha veprimet e tij në mënyrë që të mos zbulohet, por zbulimi i disa kamerave të sigurisë po nxjerr në pah të tjera detaje të rëndësishme.

Burime bëjnë me dije se autori i dyshuar për zhdukjen e tij Eglant Koçit ka përdorur një karrotrec për të shmangur kontrollet e policisë dhe për të transportuar automjetin e tij, brenda të cilit besohet se ndodhej edhe trupi i 34-vjeçarit, deri në zonën e Ibës së Tiranës.

Këto lëvizje janë kryer më 6 qershor nga Shakaj. Referuar pamjeve të kamerave të sigurisë, hetuesit besojne se trupi i Koçit është mbajtur brenda automjetit për më shumë se një ditë.

Policia ka identifikuar dhe shoqëruar për t’u marrë në pyetje pronarin e karrotrecit.

Ky i fundit ka deklaruar se e kishte transportuar automjetin drejt një servisi në zonën e Ibës, pasi Shakaj i kishte thënë se makina kishte pësuar defekt.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në ambientin e zyrës ku dyshohet se është mbajtur Koçi, janë gjetur mbetje baruti.

Grupi hetimor pritet të marrë rezultatet e ekspertizës për të përcaktuar rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes.

Armand Shakaj dyshohet se ka ndryshuar gjashtë numra celulari gjatë ditëve të fundit, në përpjekje për t’iu shmangur lokalizimit nga autoritetet. Ndërkohë në pyetje është marrë dhe vëllai i autorit të dyshuar i cili në dëshminë e tij nuk ka dhënë të dhëna për vendndodhjen e Armand Shakajt.

Vazhdo të lexosh

Reklamë