E shtunë, 3 Tetor 2026 Film TV deri në 00:30 Në vijim ora 00:30: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Një shqiptar gjendet i vrarë në një stallë lopësh në Greqi

Një shqiptar është gjetur i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të marte në Kalamata.

Mediat helene raportojnë se burri u gjet i pajetë brenda një stalle në lagjen Bournias të Kalamatës, ndërsa në kokë kishte shenja të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Reklamë

Shqiptari dhe një person tjetër ishin lejuar nga pronari i stallës që të qendronin aty. Ka qenë pronari i stallës ai i cili e ka gjetur të pajet shqiptarin dhe menjëherë ka njoftuar policinë.

Theksohet se policia ka nisur hetimet, edhe pse për momentin situata mbetet ende e paqartë.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë