Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 April 2026
Vizion fokus

Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi,...

E pazakontë në sistemin e drejtësisë, gjyqtari në Spanjë...

Von der Leyen: Pasoja afatgjata të krizës së re...

“Merz nuk di për çfarë po flet”/ Kancelari gjerman:...

Sonte në Vizion Plus Atl.Madrid vs Arsenal, spanjollët në...

“Revanshi”/ Nga Astrit Avdyli tek Emiljano Shullazi, SPAK kërkon...

BB: Ekonomia do të ngadalësohet, pasiguria globale dhe tensionet...

“Revanshi”, SPAK jep konkluzionet për një pjesë të dosjes,...

Vendimi/ Partia Demokratike thërret Kuvendin Kombëtar, zbulohet data

5-vjeçarja nga Pogradeci bie nga karrigia në shtëpi, transportohet...

Rreziku i “skenarit bullgar” për Kosovën

29 Prill 15:40

Në ditën kur u bënë katër muaj nga zgjedhjet e fundit parlamentare, u konfirmua se Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje.

Një rikthim i shpejtë në kutitë e votimit, jo si rezultat i një zgjedhjeje politike, por si pasojë e një krize që politikëbërësit nuk arritën ta zgjidhin.

“Kjo është papjekuria e tyre, si karshi shtetit, ashtu edhe karshi stuhisë së zhvillimeve që kanë përshkuar botën”, vlerëson për Radion Evropa e Lirë analisti politik, Ilir Deda.

Më 7 qershor – më së largu – qytetarët e Kosovës do të dalin sërish në zgjedhje parlamentare, për herë të tretë brenda 16 muajsh.

Ky proces u bë i pashmangshëm më 28 prill, vetëm katër muaj pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kur deputetët dështuan të zgjedhin presidentin, duke aktivizuar automatikisht afatin kushtetues që e çon vendin në zgjedhje brenda 45 ditësh.

Partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, akuzoi opozitën për bojkotim të qëllimshëm të seancave, ndërsa partitë opozitare fajësuan pushtetin për mungesë bashkëpunimi dhe për përpjekje për përqendrim të pushtetit në një dorë të vetme.

“Kosova, për të pasur president të ri, duhet të ketë opozitë të re. Opozita është e vjetër. Kjo opozitë mund të sjellë ndonjë fytyrë të re, por zanatin dhe karakterin e ka të vjetër, andaj edhe është në rënie të lirë”, deklaroi kryeministri Albin Kurti, njëherësh kryetar i LVV-së, në seancën e fundit të legjislaturës së dhjetë.

Dy partitë kryesore opozitare, PDK-ja dhe LDK-ja, e mirëpritën shkuarjen në zgjedhje të reja, ndonëse, sipas kryetarit të LDK-së, ato u imponuan nga pushteti, i cili, me shumicën prej 51 për qind, kërkoi “nënshtrim” politik.

“Tani është koha për bashkimin e njerëzve të mirë të këtij vendi, që duan një Kosovë normale, pa dramë, pa propagandë…”, shkroi Lumir Abdixhiku në Facebook.

Një krizë e përsëritur, jo episod i ri

Kjo situatë nuk është e re për Kosovën.

Një skenar i ngjashëm u përsërit menjëherë pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, kur Kuvendi mbeti i pakonstituuar për muaj të tërë dhe, në fund, formimi i Qeverisë dështoi.

Edhe atëherë, përgjegjësia u nda mes palëve, me akuza që kalonin nga njëra te tjetra.

Për Dedën, situata nuk është më episod i izoluar, por një model që po merr formë.

Ai paralajmëron se Kosova po i afrohet një skenari të ngjashëm me Bullgarinë, e cila në pesë vjetët e fundit ka kaluar nëpër shtatë cikle të njëpasnjëshme zgjedhjesh, pa prodhuar stabilitet institucional.

“Nuk pritej që pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kur Lëvizja Vetëvendosje i fitoi 51 për qind të votave, ne të mbërrinim në këtë situatë”, thotë ai.

Në analizën e tij, problemi nuk qëndron te sistemi politik, por te mënyra se si ai përdoret.

Kosova, thotë Deda, ka një kornizë institucionale të avancuar, por ajo po shndërrohet në instrument përplasjeje, në vend se të shërbejë si bazë stabiliteti.

Përgjegjësinë kryesore, ai ia atribuon partisë më të madhe, e cila, siç thotë, ka pasur mundësi reale për të ndërtuar qëndrueshmëri institucionale.

Momente nga seanca maratonike për zgjedhjen e presidentit

Deda konsideron se kjo krizë ka qenë lehtë e shmangshme.

“Partitë kanë mundur të diskutojnë se çfarë presidenti duan: një figurë që ka filluar aktivitetin politik që në vitet ’90, duke reflektuar rrugëtimin dhe shtetndërtimin e Kosovës; një figurë të lidhur me UÇK-në, si kundërreagim ndaj procesit në Hagë; apo një figurë që sheh nga e ardhmja”, thotë Deda.

Në vend të kësaj, ai konsideron se debati u shndërrua në një lojë politike për të drejtuar gishtin nga fajtorët dhe për të “fabrikuar alibi” për shmangien e përgjegjësisë.

Deda paralajmëron se, duke qenë në këtë trajektore, Kosova rrezikon të mbetet jashtë zhvillimeve të rëndësishme globale, ndërsa perceptimi për të si shtet i brishtë mund të ketë pasoja afatgjate – si në raport me partnerët ndërkombëtarë, ashtu edhe me besimin qytetar.

“Unë vetëm shpresoj që pas zgjedhjeve të reja të ketë një maturim të politikës dhe forcim të kulturës së konsensusit”, thotë Deda.

Në të kundërtën, sipas tij, cikli i zgjedhjeve mund të mos ndalet.

Mes legjitimitetit dhe “kohës së humbur”

Radio Evropa e Lirë kërkoi koment nga Departamenti amerikan i Shtetit dhe Bashkimi Evropian për dështimin e Kosovës në zgjedhjen e presidentit dhe shkuarjen në zgjedhje të reja, si dhe për pasojat që kjo mund të ketë në stabilitetin politik të vendit, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje.

Toby Vogel, analist në Këshillin për Demokratizimin e Politikave në Bruksel, thotë se zgjedhjet e parakohshme mund të shihen si “kohë e humbur”, pasi ka gjasa të prodhojnë një rezultat politik të ngjashëm me atë të mëparshmin.

Megjithatë, ai thekson se ky është një proces i paraparë me Kushtetutë, ndaj është edhe legjitim, edhe demokratik.

“Si një Qeveri e mirëfilltë demokratike, Qeveria Kurti dhe autoritetet tjera, Parlamenti e kështu me radhë, po e ndjekin procedurën kushtetuese”, vlerëson Vogel për Radion Evropa e Lirë.

Nga perspektiva evropiane, ai thotë se BE-ja dhe disa shtete anëtare nuk po tregojnë vullnet politik për ta çuar Kosovën përpara në procesin e integrimit, duke u fshehur pas narrativit të “paqëndrueshmërisë së brendshme”.

“Edhe kur Kosova gëzonte stabilitet të paprecedent të brendshëm nën kryeministrin Kurti, BE-ja nuk bëri asnjë përparim as në dialogun me Serbinë dhe as në procesin e anëtarësimit – gjë që tregon se narrativi për paqëndrueshmëri është një justifikim i pabazë, që fsheh mungesën e vullnetit politik në Bruksel dhe në shtetet kyç anëtare”, shton Vogel.

Kosto përtej politikës

Kriza në Kosovë nuk kufizohet vetëm në politikë. Ajo ndikon drejtpërdrejt edhe në ritmin e vendimmarrjes shtetërore.

Sipas Naim Jakajt, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, pasoja e parë është paralizimi i procesit legjislativ. Në mungesë të një Kuvendi funksional, nuk miratohen ligje të reja dhe ngadalësohen reformat kyç, përfshirë ato që lidhen me sundimin e ligjit dhe integrimin evropian.

Një tjetër problem, sipas tij, është edhe mungesa e mbikëqyrjes parlamentare ndaj Qeverisë – një element thelbësor në një sistem demokratik.

Kjo situatë, thekson Jakaj, e ul ndjeshëm nivelin e llogaridhënies dhe transparencës në vendimmarrje.

“Qeveria në detyrë ka mandat të kufizuar dhe nuk mund të ndërmarrë vendime strategjike afatgjata, duke e lënë vendin në një gjendje stagnimi institucional. Në thelb, krijohet një vakum institucional, ku shteti funksionon minimalisht, por nuk zhvillohet”, thotë Jakaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai nënvizon se mungesa e një Qeverie me mandat të plotë reflektohet drejtpërdrejt edhe në planin ndërkombëtar.

Sipas tij, kjo mund të shkaktojë vonesa në procese të rëndësishme, si aplikimi për anëtarësim në Këshillin e Evropës apo përmbushja e obligimeve në kuadër të Planit të Rritjes të Bashkimit Evropian.

Fatura financiare e zgjedhjeve

E, përtej dimensionit politik e ligjor, kriza prodhon edhe një barrë shtesë – atë financiare – pasi çdo proces i ri zgjedhor nënkupton shpenzime të reja për buxhetin e shtetit.

Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, thotë për Radion Evropa e Lirë se viti 2026 nuk është paraparë si vit zgjedhor, ndaj në buxhetin vjetor të institucionit nuk janë ndarë mjete për zgjedhje të parakohshme.

Në rrethana të tilla, KQZ-ja detyrohet t’i drejtohet Qeverisë së Kosovës me kërkesë për fonde, në mënyrë që të mbulojë kostot e organizimit të procesit.

Si pikë krahasimi, Elezi përmend zgjedhjet e fundit të 28 dhjetorit, për të cilat ishte planifikuar një buxhet prej 11.5 milionë eurosh, ndërsa shpenzimet reale arritën në rreth 7 milionë euro, sipas të dhënave ende jopërfundimtare.

Në ato zgjedhje, mbi 2 milionë shtetas të Kosovës, brenda dhe jashtë vendit, kishin të drejtë vote – një shifër që pritet të mbetet e ngjashme edhe në zgjedhjet e ardhshme.

Pjesëmarrja ishte rreth 45 për qind, por një nivel i tillë nuk është i garantuar, pasi, siç thotë Jakaj, zgjedhjet e shpeshta krijojnë “lodhje” te votuesit.

Ndryshe prej tij, Deda e sheh fokusin diku tjetër: jo te rënia e pjesëmarrjes, por te mënyra se si qytetarët do ta lexojnë dhe gjykojnë vetë situatën politike.

“Test i zgjedhjeve është pjekuria e popullit të Kosovës – nëse qytetarët e Kosovës do ta ndëshkojnë një sjellje të tillë të partive apo do ta miratojnë atë”, përfundon Deda./rel

Posted Under:
Anash Kosova
Tagged:
kosove Parlamenti

Nga e njëjta kategori

Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi, flet vajza e pronarit të stallës: Ja pse e fshehëm armën

më shumë...

E pazakontë në sistemin e drejtësisë, gjyqtari në Spanjë shkruan vendimin me Chat GPT, gjobitet me 1 milionë euro

më shumë...

Von der Leyen: Pasoja afatgjata të krizës së re energjetike!

më shumë...

Dështimi për presidentin në Kosovë, KQZ kërkon që zgjedhjet të mbahen në 7 qershor: Organizimi s’është i lehtë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

4:57

Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit...

4:55

E pazakontë në sistemin e drejtësisë, gjyqtari...

4:52

Von der Leyen: Pasoja afatgjata të krizës...

4:38

Dështimi për presidentin në Kosovë, KQZ kërkon...

4:18

“Merz nuk di për çfarë po flet”/...

3:47

Sonte në Vizion Plus Atl.Madrid vs Arsenal,...

3:40

Rreziku i “skenarit bullgar” për Kosovën

Astrit Avdyli
3:24

“Revanshi”/ Nga Astrit Avdyli tek Emiljano Shullazi,...

3:20

BB: Ekonomia do të ngadalësohet, pasiguria globale...

3:09

“Revanshi”, SPAK jep konkluzionet për një pjesë...

3:03

Vendimi/ Partia Demokratike thërret Kuvendin Kombëtar, zbulohet...

2:55

5-vjeçarja nga Pogradeci bie nga karrigia në...

2:50

Ekzekutimi i çiftit në Lezhë, gjendet edhe...

2:42

Zgjedhjet për kryetarin e PD-së, Sali Berisha...

2:40

Një person dënohet me dy vjet burgim...

2:17

Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e...

2:12

Zjarri përfshin ullishtet shekullore në zonën e...

2:07

Turistë në plazhet e Karaburunit, gjithnjë e...

1:57

Ristani mbledh strukturat, njofton aksionin për sigurinë...

1:54

Mundësi dhe fillime të reja, shenjat me...

Më të klikuarat

  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet...
  • Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit...
  • Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të artë, kthesë e fortë...
  • Kontrolle të afërmve të Ballukut, agjentët e BKH sekuestrojn...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.