E mërkurë, 28 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Ekonomi

Pronat u shtrenjtuan me 28%, një tjetër valë rritjeje mund të vijë si pasojë e ndikimeve globale

Pavarësisht ngecjes së tregut për shkak të rivlerësimit, çmimet në tregun e pasurive të paluajtshme u rritën me 28% gjatë vitit 2025 (Grafik 1). Edhe pse më e ulët krahasuar me 2024, kjo rritje mbetet domethënëse, e nxitur kryesisht nga investimet në zonat bregdetare.

“Në lidhje me tregun e pasurive të paluajtshme kemi pasur një rritje të çmimeve, por ritmi i saj është ngadalësuar krahasuar me një vit më parë. Besojmë se, edhe falë masave të ndërmarra nga Banka e Shqipërisë, aktiviteti i sistemit bankar është zgjeruar me rreth 9.4% në terma vjetorë”, tha Klodian Shehu, drejtor i Departamentit të Stabilitetit Financiar

Reklamë

Në raportin e stabilitetit financiar për gjashtëmujorin e dytë të vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë thekson se vendi mund të përballet me një valë të re rritjeje të çmimeve, e ndikuar nga pasiguritë në ekonominë globale. Ndër faktorët kryesorë përmenden politikat tarifore të administratës së Donald Trump dhe tensionet e vazhdueshme në Lindjen e Mesme.

 “Normat e interesit kanë ardhur në rënie, megjithatë pasiguritë që lidhen me tarifat tregtare nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe tensionet gjeopolitike, janë rritur kohët e fundit. Në eurozonë, inflacioni ka mbetur relativisht i qëndrueshëm”, shtoi Shehu.

Sa i përket sektorit bankar, raporti nënvizon se, ndonëse janë ndërmarrë masa më shtrënguese për kreditimin nga bankat e nivelit të dytë, në praktikë kredidhënia gjatë periudhës korrik–dhjetor të vitit të kaluar ka vijuar të rritet, e nxitur kryesisht nga kreditë për blerjen e banesave.

Më shumë video

Reklamë