Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
29 April 2026
Vizion fokus

Irani paralajmëron veprime ushtarake të paprecedenta pas bllokadës amerikane...

Zelensky: Do hyjmë në fazë e re të luftës...

Presidenti i Libanit: Presim nga SHBA datën për negociatat...

Thasë të mbushur me euro, Europol nxjerr pamjet nga...

Aksident tragjik në aksin Fier-Seman, humb jetën 65-vjeçari

Trump paralajmëron Iranin: Bëhuni të zgjuar ose përballuni me...

Sulm në Londër, plagosen dy hebrenjë

Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit në Greqi,...

E pazakontë në sistemin e drejtësisë, gjyqtari në Spanjë...

Von der Leyen: Pasoja afatgjata të krizës së re...

E pazakontë në sistemin e drejtësisë, gjyqtari në Spanjë shkruan vendimin me Chat GPT, gjobitet me 1 milionë euro

29 Prill 16:55

Një rast i pazakontë në sistemin gjyqësor spanjoll ka hapur një debat të gjerë mbi kufijtë e përdorimit të inteligjencës artificiale në punën e gjyqtarëve , pasi një magjistrat u ndëshkua me një masë disiplinore për përdorimin e ChatGPT gjatë hartimit të një vendimi gjyqësor.

Sipas vendimit të marrë nga Këshilli i Përgjithshëm i Gjyqësorit , gjyqtari u gjobit me 1 mijë euro për një shkelje të rëndë, ndërsa masa e pezullimit nga detyra u shmang.

Vendimi u miratua me shumicë votash nga komisioni disiplinor , i cili e konsideroi rastin problematik për sa i përket ruajtjes së standardeve profesionale dhe menaxhimit të informacionit gjyqësor.

Hetimi filloi pasi në tekstin e vendimit u gjetën elementë gjuhësorë dhe strukturorë që ngritën dyshime për përdorimin e një sistemi të inteligjencës artificiale. Më vonë u konfirmua se ChatGPT ishte përdorur si asistent gjatë përgatitjes së dokumentit, por pa kontroll të mjaftueshëm profesional mbi përmbajtjen përfundimtare.

Prokuroria fillimisht kishte kërkuar një masë më të ashpër, duke përfshirë pezullim të përkohshëm dhe sanksione shtesë financiare, duke e konsideruar veprimin një shkelje të rëndë të integritetit gjyqësor. Megjithatë, kjo linjë nuk u pranua nga organet disiplinore, të cilat vlerësuan se nuk bëhej fjalë për delegim të plotë të vendimmarrjes në sistem, por për përdorim ndihmës të pakontrolluar.

Rasti ka nxitur diskutime të reja në Evropë rreth rolit të inteligjencës artificiale në sistemin e drejtësisë, duke ngritur pyetje të rëndësishme: deri në ç’masë mund të përdoren mjete si ChatGPT në hartimin e vendimeve dhe kush është përgjegjës kur ato ndikojnë në dokumentet zyrtare?

Ekspertët ligjorë paralajmërojnë se raste të tilla mund të bëhen gjithnjë e më të shpeshta, ndërsa teknologjia integrohet në punën ligjore, duke e bërë të domosdoshëm një kuadër rregullator më të qartë.

Posted Under:
Anash Bota

Nga e njëjta kategori

Irani paralajmëron veprime ushtarake të paprecedenta pas bllokadës amerikane në Hormuz

më shumë...

Zelensky: Do hyjmë në fazë e re të luftës me dronë

më shumë...

Presidenti i Libanit: Presim nga SHBA datën për negociatat me Izraelin!

më shumë...

Thasë të mbushur me euro, Europol nxjerr pamjet nga aksioni i call center-ave në Tiranë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:06

Irani paralajmëron veprime ushtarake të paprecedenta pas...

5:55

Zelensky: Do hyjmë në fazë e re...

5:49

Presidenti i Libanit: Presim nga SHBA datën...

5:46

Thasë të mbushur me euro, Europol nxjerr...

5:35

Aksident tragjik në aksin Fier-Seman, humb jetën...

5:25

Trump paralajmëron Iranin: Bëhuni të zgjuar ose...

5:17

Parashikimi i BB: Rritja ekonomike e Kosovës...

5:14

Sulm në Londër, plagosen dy hebrenjë

4:57

Detaje të reja nga vrasja e shqiptarit...

4:55

E pazakontë në sistemin e drejtësisë, gjyqtari...

4:52

Von der Leyen: Pasoja afatgjata të krizës...

4:38

Dështimi për presidentin në Kosovë, KQZ kërkon...

4:18

“Merz nuk di për çfarë po flet”/...

3:47

Sonte në Vizion Plus Atl.Madrid vs Arsenal,...

3:40

Rreziku i “skenarit bullgar” për Kosovën

Astrit Avdyli
3:24

“Revanshi”/ Nga Astrit Avdyli tek Emiljano Shullazi,...

3:20

BB: Ekonomia do të ngadalësohet, pasiguria globale...

3:09

“Revanshi”, SPAK jep konkluzionet për një pjesë...

3:03

Vendimi/ Partia Demokratike thërret Kuvendin Kombëtar, zbulohet...

2:55

5-vjeçarja nga Pogradeci bie nga karrigia në...

Më të klikuarat

  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Thriller me vrasjen e shqiptarit në Greqi, 44-vjeçari u gjet...
  • Kjo shenjë horoskopi hyn në periudhë të artë, kthesë e fortë...
  • Pas momenteve pasionante, Indri ka një mesazh për prindërit...
  • Ekzekutimi i çiftit në Lezhë, gjendet edhe makina tjetër e a...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.