E enjte, 15 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/5 përditësuar 2 orë më parë
Vendi

5-vjeçarja nga Pogradeci bie nga karrigia në shtëpi, transportohet me urgjencë tek Trauma në Tiranë

Një e mitur 5 vjeç është rrëzuar nga karrigia në banesën e saj.

E mitura është dërguar menjëherë në spital nga familjarët. Pas ndihmës së parë mjekësore, 5 vjeçarja është dërguar për mjekim më të specializuar në spitalin e Traumës në Tiranë.

Reklamë

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 28.04.2026, në spitalin e Pogradecit, është dërguar nga familjarët, për mjekim, një 5-vjeçare, banuese në Pogradec.

Sipas deklarimeve të familjarëve, vajza është rrëzuar aksidentalisht nga një karrige, në banesë. Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Pogradecit, ajo u dërgua për mjekim të specializuar në Spitalin e Traumës”, njofton policia.

Vazhdo të lexosh

Reklamë