Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
28 April 2026
Vizion fokus

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG mposht Bajernin...

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga Irani? Klosi:...

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja si e...

Bomba e Klosit: Berisha e kishte planifikuar që do...

Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po...

“Më erdhi keq kur e pashë Ilir Metën në...

Skandali i gjyqtarëve në Itali, dizenjatori Roki refuzon të...

Pse u la vetëm nën sulm familja Jashari? Klosi:...

Klosi: Gjyqi për ish-krerët e UÇK ka prapavijë të...

Si infiltrohen agjentë e SHISH te bandat e krimit?...

“Më erdhi keq kur e pashë Ilir Metën në gjyq”, Fatos Klosi: 18 muaj në paraburgim s’është normale!

28 Prill 22:02

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi, ka komentuar zhvillimet e fundit në drejtësi, duke u ndalur te çështjet që lidhen me zyrtarë të lartë dhe kohëzgjatjen e paraburgimit.

I ftuar në studion e QUO VADIS, ai u shpreh kritik ndaj mënyrës së veprimit të prokurorisë, duke theksuar se mbajtja për periudha të gjata në paraburgim nuk është normale.

Duke iu referuar rastit të Ilir Meta, Klosi tha se i erdhi keq kur e pa në gjyq, ndërsa shtoi se 18 muaj në paraburgim për një ish-president është një praktikë e diskutueshme.

Sipas tij, nëse ka shkelje, dënimi duhet të jepet pas një procesi të plotë gjyqësor dhe jo të zëvendësohet me masa të gjata sigurie.

“Më erdhi keq për pamjen e Metës. U mundua ta mbrojë veten e tij. Di që akuzohet për shumë gjëra, por për mua duhet një vendim i formës së prerë. Por më erdhi keq. Kam bashkëpunuar me të dhe për mua ishte shumë serioz“, tha Klosi.

“Mënyra si po sillet prokuroria nuk është normale, që mbahen në paraburgim 1 vit e gjysmë ish-presidenti i vendit, kryetari i bashkisë së kryeqytetit, mbahen ministra. U dashkan vite të tëra që një ministër të konsiderohet fajtor, të ketë mbaruar edhe Apelin që të jetë i formës së prerë. Nëse kanë gabuar, të marrin dënimin që meritojnë, por jo të mbahen kaq gjatë, sepse krijon mendim të gabuar në popull. Kjo ndodh për shkak të tranzicionit. SHIK nuk ka qenë i pjekur. Ne u munduam, por ne nuk dënonim njerëz. SHIK nga një institucion që ishte mbledhje informacioni kishte edhe kompetenca ekzekutive. I hoqëm kompetencat për të arrestuar njerëz. Ndërkohë që prokuroria mori vrull, u pëlqye nga njerëzit që ra ajo e pandëshkueshmërisë. Nuk është normale të rrijë kaq gjatë në paraburgim. Prokuroria pretendon që, po doli jashtë, prish prova. Çfarë do t’u bëjë provave për një ngjarje para 15 viteve? Ka dëshmitarë, ka dokumente”, shtoi Klosi.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Politike
Tagged:
Fatos Klosi Ilir Meta Quo Vadis Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga Irani? Klosi: Me NATO-n s’bën askush shaka!

më shumë...

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja si e shoh debatin në PS

më shumë...

Bomba e Klosit: Berisha e kishte planifikuar që do kishte vrasje në 21 Janar!

më shumë...

Trump për Merz: Ai nuk e di çfarë po flet për Iranin

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:57

Gjysmëfinale e “çmendur” në Champions League, PSG...

10:38

A ka rrezik sulmi në Shqipëri nga...

10:17

Përplasja mes Spiropalit e Ramës, Klosi: Ja...

10:08

Bomba e Klosit: Berisha e kishte planifikuar...

10:05

Trump për Merz: Ai nuk e di...

10:02

“Më erdhi keq kur e pashë Ilir...

10:01

Skandali i gjyqtarëve në Itali, dizenjatori Roki...

9:59

Pse u la vetëm nën sulm familja...

9:51

Klosi: Gjyqi për ish-krerët e UÇK ka...

9:40

Si infiltrohen agjentë e SHISH te bandat...

9:32

Përplasja e fortë me Fatos Nanon, Klosi:...

9:31

Krasniqi: Mazhoranca dhe opozita përgjegjëse për krizën...

9:24

“Shqiptarët i tremben më pak vdekjes”, Klosi...

9:20

Vrasja e Azem Hajdarit, Fatos Klosi: Për...

9:15

Atentati ndaj Trump, ish-kreu i SHISH: Autorët...

8:42

Ju ndodh të harroni gjërat sapo hyni...

8:28

Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita...

7:57

Begaj në Samitin e “Tre Deteve”: Ballkani...

7:42

Kjo shenjë do të hyjë në një...

7:35

Letonia do t’i dorëzojë Ukrainës mjete të...

Më të klikuarat

  • Genc Mhillaj dhe Kreshnik Mujeci Priti 10 vite për të marrë hakun e babait! Djali i Genc Mhil...
  • Vëllai i ndaloi marrëdhënien! Adin mohon lidhjen jashtë, çfa...
  • Sërish Lëvizje në Policinë e Shtetit, Hita firmos ndryshimet...
  • Një plumb “qorr” në ’97 i la vëllain të paralizuar gjithë je...
  • Ervini dhe Dj Bujaka në nominim kokë më kokë, kush u largua...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.