Një histori dashurie po lind në “Ferma VIP”. Aktori Albano Bogdo dhe këngëtarja Baby G kanë shprehur hapur ndjenjat për njëri-tjetrin.

Mes dyshes, ka një pëlqim dhe ndjenjë, që deri më tani është mbajtur e fshehtë e mesa duket tashmë kanë vendosur të flasin hapur.

Pjesë nga biseda:

Albano: Pse më urren?

Baby G: Do të të urrej.

Albano: Çfarë bëra unë?

Baby G: Sado për të qeshur që mund të të duket, nuk është aspak për të qeshur.

Albano: Jo, jo. Çfarë bëra unë?

Baby G: Pse po flet në këtë mënyrë, nuk më pëlqen mënyra sesi po më flet.

Albano: Por çfarë bëra?

Baby G: Asgjë!

Albano: Por përse do të më urresh?

Baby G: Pse mos të të urrej? Çfarë ke bërë ti për mua që unë të të dua ty?

Albano: Thuaje!

Baby G: Të thashë, bëj çfarë ndjen, por ajo që ti ndjen… Më injoron mua, më jep sinjale të përziera dhe nuk më pëlqen kjo gjë.

Albano: Jo fare, nuk po të injoroj. Kam qenë duke të të parë ty gjatë gjithë ditës.

Baby G: Kjo është e çuditshme. Ti nuk më sheh sepse unë të shoh ty dhe ti nuk e bën këtë. Përse thua gjëra që nuk janë të vërteta? /vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *