Subscribe

Dy ditë më parë, Ilir Meta, i bëri thirrje banorëve të Roskovecit që të marrin edhe armët për të mbrojtur shëndetin e fëmijëve të tyre kundër TEC-it.

Në një konferencë për mediet ditën e sotme, Meta i pyetur nga gazetarët ka mbrojtur deklaratën e tij.

Lexo edhe :

Related Posts

Kreu i PL-së tha se qytetarët e Roskovecit duhet të mbrojnë të ardhmen e fëmijëve të tyre dhe mos lejojnë ndërtimin e TEC-it, i cili do të eksportojë energji elektrike në Greqi, sipas tij.

Meta: Sepse ka rënë shteti, sepse mafia ka kapur shtetin, sepse banorët e Roskovecit prej kohësh kanë qenë të përjashtuar nga procesi i dëgjimit dhe konsultimit dhe janë në një persion të vazhdueshëm nga kryebashkiakja që të gjithë e dinë se si i ka kërcënuar dhe kërcënon banorët me qëllim që të bëhet një TEC, i cili do të shkatërrojë atë zonë të begatë. Do ndërtohet një TEC i cili do të eksportojë energji në Greqi. Është dhuna që përdor shteti për t’i larguar nga vendi i tyre. Ata banorë duhet të mbrojnë tokën e tyre, investimet, të ardhmen e fëmijëve të tyre.

Ditën e djeshme Meta mori varrenë  për të prishur piketat që ishin vendosur për TEC-in, dhe theksoi se edhe ai vetë do të vinte me kallashnikov në dorë, sepse sipas tij, dinte të qëllonte mirë.

/vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *