Në Durrës ka mbërritur një tjetër kroçerë luksoze, e cila shton portin më të madh të vendit tonë në itinerarin përreth detit Mesdhe.

“World Traveller” kishte në bord afro 150 turistë amerikanë dhe kanadezë. Kjo është hera e parë që kroçera në fjalë vjen në vendin tonë.

Kapiteni i  portit të Durrësit Taulant Allkja i uroi mirëseardhjen kapitenit të kroçerës duke i dhuruar pllakatin e mirëseardhjes.

Kroçera “World Traveller” ka planifikuar të vijë edhe 2 herë të tjera në  muajin  korrik, në portet e Sarandës dhe Vlorës.

Gjatë qëndrimit disaorësh, turistët vizituan Durrësin Krujën dhe Tiranën si dhe provuar lloje të ndryshme verërash shqiptare. Kroçera ka një peshë 9900 ton, dhe ekuipazhi i saj shkon në afro 1200 vetë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *