Dita e katërt e Euro 2024, zbresin në fushë skuadrat e grupit D dhe të grupit E. Spikat dueli i mbrëmjes mes Francës dhe Austrisë, ndeshja e dytë e grupit D pasi të dielën Holanda fitoi me përmbysje 2 me 1 kundër Polonisë. Gjelat janë në radhën e parë të favoritëve, pasi kanë një ekip me shumë kualitet dhe të bollshëm në organikë.

Vëmendja në mënyrë të veçantë tek Kilian Mbappe protagonist i madh  prej vitesh që në moshë të re tek kombëtarja e tij, një herë fitues i kupës së botës dhe një herë finalist…

I mungon europiani nga turneu i Gjermanisë është vendi i duhur për të treguar veten aq më tepër i karikuar nga entuziazmi i transferimit të madh që kreu pak ditë më parë nga PSG tek Real Madrid.

Madrilenët e tjerë të Francës, Camavinga, Cuameni dhe Mendi janë gjithashtu elemente që do të mbajë peshë të madhe tek Franca.

Por vëmendja edhe për Austrinë, një kombëtare shumë simpatike e cila në grupet eliminatore bëri një performancë shumë të mirë.

Ka lojtarë me ekperiencë dhe konsiderohet një ekip që mund të bëjë surprizën jo vetëm në fazën e grupeve.

Sot debuton në europian edhe Belgjika në grupin E kundër Sllovakisë.

Belgjika e udhëhequr nga De Brojnë së cilës nuk i mungojnë edhe emrat e tjerë gjithashtu për të lënë gjurme në kampionatin europian./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *