Teksa është në pritje të vendimit të Apelit të Posaçëm, kryebashkiaku i zgjedhuri i Himarës, Fredi Beleri bën rekurs në Gjykatën e Lartë.

Ai kundërshton regjistrimin e procedimit penal të Prokurorisë së Vlorës, që kreu hetimin ndaj tij, e që më pas u finalizua me vendimin e Gjykatës së Posaçme me dy vjet burg.

Lexo edhe :

Related Posts

Për ta mbështetur rekursin, ai pretendon se kjo Prokurori ka falsifikuar dy dokumente që provojnë pikërisht fajsinë e tij.

Konkretisht, bëhet fjalë për dy fashikuj hetimorë, dëshmia e penalitetit dhe po ashtu dokumentet e dala nga regjistri i procedimeve penale te Prokurorisë së Vlorës.

Vendimi i formës së prerë për Fredi Belerin pritet të jepet në datën 25 qershor./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *