Kolonja së bashku me fshatrat turistik edhe këtë vit është e kërkuar nga turistë vendas e të huaj të cilët tërhiqen nga bukuritë natyrore që ofron kjo trevë por edhe mikpritja e kuzhina tradicionale.
Një çift holandez pasi kanë vizituar disa qytete të vendit është ndalur edhe ne Kolonje.
“Natyra na pëlqeu dhe ndaluam të bëjmë disa foto. Këtu njerëzit janë shumë të dashur, shumë miqësore, të ndihmojnë me çdo gjë. Natyra, njerëzit dhe ushqimi janë ato që na kanë bërë të vijme në Shqipëri.”
“Natyra, malet, kodrat, njerëzit janë shumë të mirë, si hera e parë në Shqipëri është udhëtim fantastik. Ushqimi shumë i shijshëm dhe çmimet shumë të lira, të paktën në krahasim me Holandën, janë shumë të lira.”
Rehova nuk është më shumë se 3 km larg qytetit të Ersekës, fshat i cili gjatë viteve të fundit është vizituar nga turistët e huaj.
Vali Cakuli pas 22 vitesh punë në kryeqytet si ekonomiste së bashku me Gjergjin, bashkëshortin e saj rikthehet në Rehovë për të ngritur bujtinën e saj.
Kevin Koxhaj se bashku me të dashurën italiane ka kaluar fundjavën në Rehovë.
“Më pëlqeu shumë Rehova, pamja, ajri, mikpritja e banorëve, ushqimet, freskia. Në qoftë se më jepet mundësia do të rikthehem përsëri e do ua sugjeroj edhe mikeshave të mia në Itali.”
Vitin e kaluar vetëm fshatin Rehovë e kanë vizituar me shume se 5000 turistë të huaj ndërkohë që e gjithë krahina e Kolonjës është vizituar nga më tepër se 50.000 turistë vendas e të huaj./vizionplus.tv





