E enjte, 1 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shpërthim i fuqishëm në qendrën e stërvitjes së ushtrisë çeke, plagosen ushtarët

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një terren stërvitor të ushtrisë çeke.

Si pasojë 9 ushtarë kanë mbetur të plagosur. Dy prej tyre u transportuan me helikopter në spital, tha Adam Fritscher, zëdhënësi i Spitalit Universitar Olomouc.

Reklamë

Shpërthimi ndodhi mëngjesin e sotëm në  zonën e stërvitjes Libava në lindje të Republikës Çeke, tha ushtria në një deklaratë.

“Kemi të bëjmë me një aksident të rëndë në zonën e stërvitjes ushtarake Libavá, ku kanë shpërthyer municione. Fatkeqësisht në vendngjarje ka të lënduar. Po mundohemi të japim ndihmë sa më shpejt, po ndërhyn helikopteri i shpëtimit. Ngjarja po trajtohet nga Policia Ushtarake”, thuhet në deklaratë.

Ndërsa zëdhënësi i Spitalit Universitar tha se nuk kishte informacione për shkallën e plagëve.

“Për momentin kemi informacion për nëntë persona të lënduar. Katër do të transportohen tek ne, dy me helikopter, dy me ambulancë, katër të tjerë në spitalin ushtarak Olomouc dhe një u trajtua në vend,” tha Adam Fritscher./vizionplus.tv 

Vazhdo të lexosh

Reklamë