Foto ilustruese
Foto ilustruese

Një shqiptar është arrestuar në Itali, pasi akuzohet për trafikim të lëndëve narkotike.

Bëhet fjalë për një shqiptar 41-vjeçar. Mësohet se në makinën e shqiptarit janë gjetur një sasi marijuane prej 500 gramësh, të organizuara në pako 100 gramësh.

Ndërkohë në kontrollin e kryer në banesën e 41-vjeçarit u gjetën 23.5 kilogram, duke e çuar kështu sasinë e drogës së gjetur në 24 kilogramë.

41-vjeçari është një emër i njohur për autoritetet italiane, pasi edhe më herët ka qenë i dënuar për të njëjtën vepër penale./vizionplus.tv/ 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *