Ndryshimet në formacion kundër Kroacisë janë një opsion real për Silvinjon. Humbja ndaj Italisë e bën shumë të rëndësishëm takimin kundër kroatëve këtë të mërkurë pasdite ne Hamburg.

Përvec analizës së problemeve që kombëtarja shfaqi ndaj Italisë, reflektimi pritet të konkretizohet edhe me 2-3 lëvizje në formacion, natyrisht edhe për të freskuar ekipin në aspektin fizik.

Futbollisti që ka mundësitë më të mëdha për të përmbysur situatat në favorin e vet dhe për të marrë një fanele titullari në ndeshjen e dytë është Arbër Hoxha.

U fut në fushën e lojës për Seferin në gjysmën e dytë të takimit me ritmin e duhur, agresiv në krahumn e majtë dhe duke ditur që luan në kroaci me Dinamon e Zagrebit është një lojtar që mund të motivohet dyfish për të treguar vlerat e tij.

Në mbrojtje, mund të kemi dy ndryshime, Ardijan Ismajli në vend të Ajetit dhe Balliu që po rrezikon postin e Hysajt në të djathtë.

Rezultoi fals alarmi për dëmtimin e Jasir Asanit, cili megjithatë nuk ishte në formën që pritej ndaj Italisë.

Nuk përjashtohet që ai ta nisë nga stoli duelin ndaj Kroacisë për të shtuar në mesfushë një lojtar me më shumë muskuj sikurse Abrashi ose Laci.

Kroatët e kanë mesfushën pikën e tyre më të fortë ndaj Modriç, Kovaçiç dhe Brozoviç kanë nevojë për mburojë shtesë. Derbi ballkanas i grupit B është deçiziv thuajse pasi ekipi që humbet me gjasë përshendetet me kompeticionin ndërsa më barazim ekipet qëndrojnë në lojë, por për të dyja Shqiperine apo Kroacinë bëhen të detyrueshme pastaj fitoret në takimet e fundit, respektivisht ndaj Spanjës dhe Italisë më 24 qershor./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *