E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Përplasi për vdekje këmbësoren në Tiranë, arrestohet 21-vjeçari

TIRANË– Një 46-vjeçare humbi jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në  rrugën “Nënë Tereza”, në Kamëz.

Policia ka arrestuar shoferin 21-vjeçar, i cili dyshohet se ka shkaktuar aksidentin.

Siç njofton policia, në pranga ka rënë 21-vjeçari B.K, banues në Tiranë.

Ditën e djeshme, në bulevardin “Nënë Tereza”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoret, shtetaset F. M., dhe Xh. M., dhe më pas, si pasojë e përplasjes ka goditur mjetin me drejtues shtetasin E. K., 23 vjeç.

Reklamë

Shtetasja F. M., ka ndërruar jetë në spital, ndërsa shtetasja Xh. M., dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri i njërit prej tyre, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë