Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Vodafone Banner
01 June 2026
Vizion fokus

“Laguna është në pikë të hallit, lërini të mbarojnë...

“PD mbështet fuqimisht investimet e huaja”, Berisha flet për...

Dhuna në Zvërnec, Rama: Nuk ishte shtetërore, siç ndodh...

“Nuk po ndërtohet në Vjosë”, Rama flet për projektin...

“Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon të vërtetat...

Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...

“Më tregoni me gisht si prurësin e një fatkeqësie...

SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, Teherani kundërpërgjigjet, rriten tensionet...

EMRI/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, 32-vjeçari kishte...

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Derisa...

Thellohet procesi i verifikimit të integritetit të punonjësve të Policisë së Shtetit

17 Qershor 11:45

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, urdhëroi thellimin e procesit të verifikimit të integritetit të punonjësve të Policisë së Shtetit. Për këtë qëllim, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, firmosi urdhrin “Për miratimin e ‘Formularit të vetëdeklarimit’ mbi verifikimin e integritetit të punonjësve të strukturave të Policisë së Shtetit”.

Pas firmosjes së urdhrit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, u shpreh:

“Integriteti i shëndoshë i punonjësve të Policisë së Shtetit dhe pastrimi i strukturave nga elementë brenda nesh, të cilët shkelin ligjin dhe betimin, është një proces prioritar dhe i rëndësishëm. Askush që cenon besnikërinë ndaj uniformës së shenjtë të Policisë së Shtetit nuk do të ketë vend në strukturat e saj. Kam bindjen e plotë se, organizata e Policisë së Shtetit ka forcën dhe energjinë e duhur pozitive për të izoluar dhe larguar nga radhët e saj çdokënd, që devijon nga misioni i ruajtjes së rendit e sigurisë publike dhe lufta e pakompromis ndaj krimit”.

Procesi i verifikimit të integritetit do të nisë me vetëdeklarimin e punonjësve të Policisë së Shtetit lidhur me të dhënat për sigurinë si:

· Dënimi ose jo me vendim gjyqësor të formës së prerë nga autoritetet gjyqësore shqiptare ose të huaja, apo me vendim gjyqësor jopërfundimtar për një çështje penale të pazgjidhur me vendim gjyqësor të formës së prerë;

· Shkelja ose jo e rregullave të sigurisë së informacionit të klasifikuar dhe tentimi ose jo i kryerjes së aktivitetit të paautorizuar në sistemet e komunikimit të informacionit të klasifikuar;

· Qenia ose jo në hetim ose gjykim nga autoritetet shqiptare ose të huaja për vepra penale;

· Qenia ose jo i ndaluar ose arrestuar nga organet ligjzbatuese shqiptare ose të huaja për vepra penale;

· Caktimi ose jo i ndonjë mase shtrënguese të sigurisë personale;

· Lëshimi ose jo i një urdhri kërkimi kombëtar ose ndërkombëtar për vepra penale;

· Pasja ose jo e kontakteve të papërshtatshme, komunikimeve elektronike ose çfarëdolloj mënyre tjetër takimi apo komunikimi të qëllimshëm, me persona të përfshirë në krimin e organizuar;

· Pranimi apo shkëmbimi, ose jo, i parave, favoreve, dhuratave ose pasurive me persona të përfshirë në krimin e organizuar.

Në bazë të urdhrit të Drejtues Madhor Muhamet Rrumbullaku, procesi i vetëdeklarimit do të zgjasë deri më 30.06.2024 dhe punonjësit e Policisë së Shtetit do të deklarojnë edhe ndërprerjen e marrëdhënieve juridike të punës me Policinë e Shtetit, për plotësim të pasaktë ose të dhëna të pavërteta në formularin e vetëdeklarimit./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Vendi
Tagged:
Muhamet Rrumbullaku vettingu ne polici

Nga e njëjta kategori

Hiqet teli me gjemba në Zvërnec

më shumë...

“PD mbështet fuqimisht investimet e huaja”, Berisha flet për Zvërnecin: Dënoj dhunën ndaj protestuesit

më shumë...

BKH kontrolle për “Zvërnecin”, agjentët sekuestrojnë dokumente për projektin dhe sjelljen e policisë

më shumë...

Dhuna në Zvërnec, Rama: Nuk ishte shtetërore, siç ndodh me shqiptarët në Greqi! Shteti s’ka çfarë bën tjetër

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Vodafone Banner

Minute pas minute

12:05

Hiqet teli me gjemba në Zvërnec

11:19

“Laguna është në pikë të hallit, lërini...

11:18

“PD mbështet fuqimisht investimet e huaja”, Berisha...

11:09

BKH kontrolle për “Zvërnecin”, agjentët sekuestrojnë dokumente...

10:59

Dhuna në Zvërnec, Rama: Nuk ishte shtetërore,...

10:58

“Nuk po ndërtohet në Vjosë”, Rama flet...

10:48

“Pishë Poro nuk është një zonë e...

10:34

“Nuk do t’iu tradhtoj kurrë”, Rama tregon...

10:24

Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar,...

10:18

“Më tregoni me gisht si prurësin e...

10:10

Rama reagon për ngjarjet në Zvërnec: Ata...

9:38

Konflikti për borxhin, arrestohet autori i plagosjes...

9:30

SHBA godet objektiva ushtarake iraniane, Teherani kundërpërgjigjet,...

9:11

EMRI/ Qëlloi me armë zjarri në ajër,...

8:56

Përplasjet në Zvërnec, Policia e Shtetit i...

8:29

Parashikimi i motit për ditën e sotme,...

8:08

“Mos nxitoni të merrni vendime”, parashikimi i...

10:44

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i...

10:34

Presidenti Pezeshkian jep dorëheqjen

10:14

Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër,...

Më të klikuarat

  • Zvërneci/ Rama: E bëtë Kryeministrin tuaj tradhtar, për herë...
  • Makina merr flakë në aksin Korçë-Ersekë, shpëton mrekullisht...
  • Trump ashpërson kushtet për marrëveshjen me Iranin
  • Shpresë kundër kancerit, studimi ndërkombëtar: Injeksioni ek...
  • Tiranë/ Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet autori
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.