Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
01 September 2026
Vizion fokus

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK, arrestohet në...

Sekretari i Thesarit: SHBA do të sanksionojë këdo që...

Pas dorëheqjes si kryeministër, Keir Starmer largohet edhe si...

Berisha drejt SHBA, do të takohet me shqiptarët e...

70 mijë dollarë për fëmijë, plani i Singaporit për...

Erdogani sulmon Izraelin: Rajoni po paguan çmimin e kësaj...

“Faleminderit që na bëre pjesë të historisë tënde”, Lautaro...

Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen sekretari i përgjithshëm...

Pas përplasjeve me Hegseth, jep dorëheqjen Sekretari i Ushtrisë...

“Këtë hundën ma kanë thyer demokratët”, Rama pret në...

Shpresë kundër kancerit, studimi ndërkombëtar: Injeksioni eksperimental eliminon tumoret në kokë e qafë

31 Maj 15:30

Mjekët kanë përshëndetur si “të jashtëzakonshme ” rezultatet e një studimi ndërkombëtar që tregon se një injeksion i ri kundër kancerit mund të eliminojë plotësisht tumoret tek disa pacientë.

Trajtimi, i quajtur amivan-tamab në formë vaksine, u testua tek pacientë me kancer të kokës dhe qafës, sëmundja e të cilëve ishte përhapur ose ishte rikthyer pas trajtimeve të mëparshme me kimioterapi dhe imunoterapi. Në studim morën pjesë 102 pacientë nga 11 vende të botës.

Rezultatet treguan se tumoret u zvogëluan ose u zhdukën plotësisht tek 43 pacientë. Në 15 raste, mjekët konstatuan se tumoret ishin eliminuar tërësisht. Sipas studiuesve, efektet pozitive u vunë re brenda pak javësh nga nisja e trajtimit. Amivantamab vepron në tre drejtime njëkohësisht: bllokon mekanizmat që ndihmojnë rritjen e tumorit, pengon qelizat kancerogjene të shmangin trajtimin dhe stimulon sistemin imunitar të sulmojë kancerin.

Një tjetër avantazh i trajtimit është se ai administrohet përmes një injeksioni nën lëkurë dhe jo me serum intravenoz, duke e bërë më të lehtë dhe më të shpejtë për pacientët. Shumica e efekteve anësore ishin të lehta ose mesatare.

Rezultatet e studimit do të prezantohen në konferencën vjetore të Shoqatës Amerikane të Onkologjisë Klinike në Çikago, një nga ngjarjet më të rëndësishme në botë për kërkimin mbi kancerin. Ekspertët vlerësojnë se ky trajtim mund të ofrojë një mundësi të re për mijëra pacientë çdo vit, veçanërisht për ata që kanë pak alternativa terapeutike në dispozicion.

Posted Under:
Anash Bota

Nga e njëjta kategori

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, sa do të arrijnë temperaturat

më shumë...

Sekretari i Thesarit: SHBA do të sanksionojë këdo që bën biznes me Gardën Revolucionare të Iranit

më shumë...

Pas dorëheqjes si kryeministër, Keir Starmer largohet edhe si deputet

më shumë...

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton kandidaturën e Bekim Sejdiut për president

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:08

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë,...

5:57

Hapet thirrja për trajnuesit e Programit “Pas...

5:50

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SPAK,...

5:31

Sekretari i Thesarit: SHBA do të sanksionojë...

5:19

Pas dorëheqjes si kryeministër, Keir Starmer largohet...

4:46

Zjarri del jashtë kontrollit në Ulëz, flakët...

4:36

LDK vulos marrëveshjen me LVV-në, Kryesia miraton...

3:45

Berisha drejt SHBA, do të takohet me...

3:19

“Duhen vetëm 46 bashki”, Mazniku: Kundërshtimet ishin...

3:06

Skandal në showbiz-in italian, ish-partneri akuza Belen...

2:58

70 mijë dollarë për fëmijë, plani i...

2:42

Erdogani sulmon Izraelin: Rajoni po paguan çmimin...

2:37

“Faleminderit që na bëre pjesë të historisë...

2:16

“Më goditën me tavëll qelqi në kokë...

1:58

Pas shkarkimit të Ristanit, jep dorëheqjen sekretari...

1:38

Pas përplasjeve me Hegseth, jep dorëheqjen Sekretari...

1:31

“Këtë hundën ma kanë thyer demokratët”, Rama...

1:29

U tall me përkthyesen e gjuhës së...

1:23

Vrau tre persona në Mal të Zi,...

12:49

Refuzoi rritjen e pagës me 20 mijë...

Më të klikuarat

  • Tragjedia në det pranë Qipros! Dëshmia tronditëse e një nëne...
  • “Nëse nuk kthehesh në shtëpi, do të kesh një jetë ferri”, pr...
  • E rëndë, ra në kontakt me energjinë elektrike, ndërron jetë...
  • “Dolën për kafe, u kthyen të vdekur”, protestë në Vaun e Dej...
  • “Më goditën me tavëll qelqi në kokë e fytyrë”, zbardhet dësh...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.