E shtunë, 17 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident i frikshëm në rrugën e Rinasit, fuoristrada përmbyset disa herë dhe përfundon mbi barrierat metalike

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar pak minuta më parë në rrugën e Rinasit, ku janë përfshirë një automjet tip Toyota fuoristradë dhe një automjet tip Mercedes-Benz.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, dy automjetet janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa fuoristrada Toyota është përmbysur disa herë, duke përfunduar mbi barrierat metalike anësore të rrugës.

Reklamë

Pas aksidentit, kalimtarë të rastit kanë ndërhyrë për t’u dhënë ndihmën e parë personave që ndodheshin në automjete.

Deri më tani, nuk ka informacion të konfirmuar mbi gjendjen shëndetësore të personave të përfshirë në aksident. Rrethanat dhe shkaqet e përplasjes mbeten ende të paqarta.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.