E shtunë, 17 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tensionet në protestë, Koçiu: Dhuna ndaj punonjësve të policisë duhet dënuar me forcë!

Zëvendëskryeministrja Albana Koçiu ka reaguar për tensionet dhe përplasjet e regjistruara gjatë protestës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke dënuar dhunën ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit.

Koçiu shprehet se e drejta për të protestuar duhet mbrojtur, por asnjë kauzë politike nuk e justifikon dhunën.

Reklamë

Reagimi i Zëvendëskryeministres:

“E papranueshme dhe e pajustifikueshme ajo që po ndodh sot në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’. Dhuna ndaj punonjësve të Policisë së Shtetit duhet dënuar me forcë, pa asnjë ekuivok dhe pa standarde të dyfishta!

Reklamë

Pres nga çdo aktor publik apo politik, nga mediat dhe nga shoqëria në tërësi, një qëndrim të qartë dhe të përgjegjshëm. Është koha për t’u distancuar menjëherë nga dhuna, jo për ta relativizuar atë për llogari politike!

Të mbrosh të drejtën e protestës është detyrim demokratik. Të dënosh dhunën është përgjegjësi qytetare, morale dhe shtetërore.

Demokracia nuk mbrohet duke goditur ata që kanë detyrën të garantojnë rendin dhe sigurinë e të gjithëve!

Asnjë kauzë, asnjë bindje dhe asnjë interes politik nuk mund të justifikojë dhunën!”.

NDAL DHUNËS NDAJ POLICISË SË SHTETIT!

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.