E premte, 9 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Dhuna në Zvërnec, Rama: Nuk ishte shtetërore, siç ndodh me shqiptarët në Greqi! Shteti s’ka çfarë bën tjetër

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me incidentin e ndodhur gjatë protestave në Zvërnec, duke e cilësuar ngjarjen si një akt të papranueshëm dhune, por duke theksuar se nuk bëhej fjalë për dhunë shtetërore.

Sipas Ramës, incidenti u shkaktua nga një grup rojesh private dhe jo nga strukturat shtetërore. Kreu i qeverisë theksoi se pretendimet mbi pronësinë janë legjitime, por sipas tij ato duhet të zgjidhen përmes gjykatave dhe jo duke vënë në diskutim titujt e pronësisë.

Reklamë

“Titujt e pronësisë janë baza e çdo veprimtarie dhe jo pretendimet. Nuk mund të

Ishte një akt dhune, por nuk ishte një akt dhune shtetërore, siç ndodh me shqiptarët në burgjet dhe rrugët e Greqisë. Ishte një akt dhune nga një grup rojash private. Dhe që të ngrihet shteti në këmbë dhe të nënvizojë etninë e protestuesit, kjo është diçka që nuk i shërben marrëdhënieve tona, që janë në ditët e tyre më të mira.

Reklamë

Pretendimet janë legjitime, por zgjidhen në gjykata, sepse titujt e pronësisë janë baza e çdo veprimtarie dhe jo pretendimet.

Nuk mund të zhvillohet vendi nëse mbetet pezull mbi titujt e pronësisë dhe pretendimet.

E drejta për të protestuar është një e drejtë që nuk vihet në diskutim në këtë vend. Është një e drejtë që e kemi mbrojtur që nga dita e parë, edhe me kostot që të kemi dëmtime serioze të forcave të policisë.

Por sulmet politike mbi projektin, nga forca të brendshme që predikojnë urrejtjen ndaj shteteve të tjera, nuk e duan këtë projekt. Kjo është konkurrencë. Ne kemi hyrë në një territor shumë të ndryshëm nga ai që kemi qenë.

Ky e ngre Shqipërinë në një nivel tjetër me realizimin e vet.

Sjellja e kompanisë së sigurisë ishte e neveritshme, dhe jo më pak e neveritshme ishte sjellja e drejtuesve të policisë vendore, gjë për të cilën ka pasur reagim të menjëhershëm nga lidershipi i Policisë së Shtetit, qoftë me shkarkimin e drejtorit të Policisë Vlorë, qoftë me heqjen e licencës, qoftë me arrestimin e rojeve të sigurisë.

Ndërkohë, nuk e di çfarë tjetër mund të bëjë shteti dhe s’e di pse është target në këtë rast.”

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë