E premte, 23 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Negociatat me SHBA-të/ Ministri i Jashtëm i Iranit: Derisa bisedimet të finalizohen, çdo gjë është spekulim

Ministri i Jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Abbas Araghchi, ka deklaruar se dialogu me Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdon përmes shkëmbimit të mesazheve, por ka paralajmëruar se çdo koment apo informacion i deritanishëm mbetet thjesht spekulim derisa të arrihet një marrëveshje e qartë.

Në një intervistë për agjencinë zyrtare iraniane të lajmeve IRNA, Araghchi theksoi se “dialogu dhe shkëmbimi i mesazheve janë në vazhdim” me palën amerikane, pavarësisht se negociatat kanë hasur në ngërç kohët e fundit.

Reklamë

Ai shtoi se është e pamundur të jepet një vlerësim apo gjykim i situatës përpara se të arrihet një konkluzion i qartë.

“Nuk është e mundur të gjykohet derisa të arrihet një përfundim i qartë. Çdo gjë që po thuhet tani është spekulim dhe nuk duhet marrë seriozisht derisa të jetë e sigurt,” tha Araghchi.

Deklarata e ministrit vjen në një periudhë të tensionuar, ku flitet gjerësisht për përpjekje indirekte ose direkte për ringjalljen e bisedimeve mbi programin bërthamor iranian.

Vazhdo të lexosh

Reklamë