E enjte, 22 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 2 minuta më parë
Bota

Trump akuzon Iranin se po përpiqet të rrisë çmimin e naftës para zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA

Presidenti i SHBA, Donald Trump, ka akuzuar Iranin se po përdor çdo mënyrë për të rritur çmimin e naftës përpara zgjedhjeve të mesmandatit në Shtetet e Bashkuara, të cilat do të mbahen më 3 nëntor.

Në një postim në rrjetin social Truth Social, Trump shkruan se Teherani po inskenon sulme të rreme, ndërsa pretendon se aktualisht nëpër Ngushticën e Hormuzit po kalon më shumë naftë sesa përpara sulmit amerikano-izraelit.

Reklamë

Ndërkohë, sipas presidentit amerikan, “regjimi djallëzor” në Teheran vijon të vrasë protestuesit dhe persona të tjerë që i dalin përpara. Në postimin e tij, Trump përmend shifrën prej 75 mijë protestuesish të vrarë në më pak se shtatë muaj.

Në përfundim të mesazhit të tij, presidenti amerikan thekson me shkronja të mëdha se Irani “nuk mund të ketë kurrë dhe nuk do të ketë kurrë armë bërthamore”.

Reklamë

Postimi i Trump:

Irani po bën gjithçka që mundet për të rritur çmimin e naftës përpara zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA. Ata shkojnë deri aty sa inskenojnë sulme të rreme, vendosin mina dhe bëjnë gjithçka tjetër, sepse tani nëpër Ngushticën e Hormuzit po kalon më shumë naftë sesa edhe përpara fillimit të konfliktit. Ata vazhdojnë të vrasin protestues dhe këdo tjetër që u del përpara.

Është vërtet një regjim djallëzor dhe mund vetëm të shpresoj se publiku amerikan, por edhe e gjithë bota, e kuptojnë se sa DJALLËZORË janë! 75 mijë protestues kanë humbur jetën në më pak se shtatë muaj. Është tronditëse që bota, por edhe Partia e ‘Demokratëve Budallenj’, duket se nuk shqetësohen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.