Subscribe

Sinjalet që po vijnë nga tregu i pasurive të patundshme tregojnë se gjatë këtij viti ka një hezitim të shit-blerjes së pronave.

Shkak për këtë situatë duket se janë hetimet e strukturës antikorrupsin SPAK. Xhimi Gjoka anëtarë i dhomës së biznesit të diasporës i ftuar në emisionin E-ZONE, tha se në kontaktet me shqiptarët në vende të ndryshme, një nga shqetësimet që merr lidhet me “frikën” e SPAK.

“Unë flas më shumë emigrantë. Ka shumë interes që shumë prej tyre të vijnë të investojë, por edhe të kthehen. Por së fundmi pyetja që po na bëhet më shpesh lidhet me hetimet e SPAK. Një pjesë e tyre janë të stepur për të investuar ose kërkojnë shumë siguri. I bëj thirrje dhe i them se SPAK nuk ka lidhje me investimet e emigrantëve, por vetëm me ata zyrtarët që kanë abuzuar”, tha Xhimi Gjoka në Vizion Plus.

I të njëjtit mendim është edhe eksperti i këtij tregu Eglent Bici, sipas të cilit lajmet nga ky institucion ka patur ndikim në treg,

“Unë mendoj se deri diku hetimet e SPAK kanë patur efekt që këto muaj të parë të vitit të mos kenë bumin e viteve të tjera. Ka një stanjacion në këto muaj”, tha Bici në E-ZONE

Frika nga hetimet e SPAK ka prekur edhe buxhetin e shtetit. Më herët Blendi Gonxhja, ministër i ekonomisë, i bëri thirrje të rinjve, të vijnë të punësohen në shtet, dhe të mos kenë  frikë të firmosin./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *