E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit dhe Moti deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Prej tre ditësh pa asnjë gjurmë, babai denoncon zhdukjen e djalit në Shkodër

Një 30-vjeçar është larguar nga banesa e tij që prej datës 14 qershor.

Të alarmuar, familja e të riut që nuk dinë asnjë gjë për fatin e tij kanë ngritur alarmin në polici.

Ditën e djeshme, babai i 30-vjeçarit dëri denoncim pranë strukturave të posaçme, të cilat po punojnë për gjetjen e tij.

“Më datë 16.06.2024, shtetasi M. B., 68 vjeç, ka kallëzuar se më datë 14.06.2024, është larguar nga banesa, djali i tij, shtetasi A. B., 30 vjeç. Punohet për gjetjen e 30-vjeçarit”, njofton policia./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë