Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka shpërbërë kabinetin gjashtë anëtarësh të luftës, tha të hënën një zyrtar izraelit, në një lëvizje gjerësisht të pritshme e cila erdhi pas dorëheqjes se ish-gjeneralit centrist Benny Gantz.

Netanyahu tani pritet të zhvillojë konsultime për luftën në Gaza me një grup të vogël ministrash, duke përfshirë ministrin e Mbrojtjes Yoav Gallant dhe ministrin e Çështjeve Strategjike Ron Dermer, të cilët kishin qenë në kabinetin e luftës.

Kryeministri ishte përballur me kërkesat nga partnerët nacionalistë-fetarë në koalicionin e tij, ministri i Financave Bezalel Smotrich dhe ministri i Sigurisë Kombëtare Itamar Ben-Gvir, për t’u përfshirë në kabinetin e luftës, një veprim që do të kishte intensifikuar tensionet me partnerët ndërkombëtarë, përfshirë Shtetet e Bashkuara.

Forumi u formua pasi Gantz iu bashkua Netanyahut në një qeveri të unitetit kombëtar në fillim të luftës në tetor dhe gjithashtu përfshiu partnerin e Gantz-it, Gadi Eisenkot dhe Aryeh Deri, kreun e partisë fetare Shas, si vëzhgues.

Gantz dhe Eisenkot të dy u larguan nga qeveria javën e kaluar. Ata thanë se Netanyahu dështoi të formonte një strategji lufte në Gaza./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *