Subscribe

Një patrullë policie u aksidentua paraditen e së martës, ndërsa një efektiv i Shqiponjave mbeti i plagosur.

 

Ngjarja ndodhi pranë stacionit të trenit, në kryeqytet kur motori i policisë humbi kontrollin dhe u përplas me bordurat ndarëse të rrugës.

 

Sipas rrugorëve të cilët mbërritën në vendngjarje, nga përplasja mbeti i aksidentuar dhe një kalimtar i cili po tentonte të kalonte rrugën, si dhe u dëmtua në pjesën e pasme një automjet tip Benz.

 

Mësohet se shkak i aksidentit u bë pikërisht kalimtari. Për të shmangur përplasjen e tij, motori i drejtuar nga efektivi devijoi dhe u përplas me trafikndarëset, duke marrë plagë të rënda. Drejt spitalit u dërgua dhe qytetari  i lënduar, ndërsa sipas mjekëve, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *