Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 July 2026
Vizion fokus

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane pranë Ngushticës...

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në...

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si gjyqe publike

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse jam pro...

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen 5 persona

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale për vdekjen...

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë persona

Ahmeti për “Kathimerini”: Në NATO me FYROM, më pas pakti për emrin

11 Korrik 12:01

Ali Ahmeti: Drejtësia të bëjë punën e saj.  Lamë pa “bukë” prokuroret dhe gjyqtarët. Gazetat, televizionet, radiot, portalet të gjithë janë bërë gjyqtarë dhe prokurorë. Partitë politike janë bërë gjithashtu. Atëherë, pse duam shtetin e së drejtës, përse duam një shtet ku të zbatohet ligji?

 

Gjetja e një zgjidhje për një emër të përbashkët të pranueshëm, por edhe anëtarësimi në NATO me akronimin FYROM, janë prioritetet kyçe të Qeverisë e re në Shkup, siguron udhëheqësi i shqiptarëve të Maqedonisë dhe kryetar i Partisë bashkëqeverisëse BDI-së, Ali Ahmeti, në një intervistë gjithë-përfshirëse për krizën në vendin e tij, për gazetën greke “Kathimerini”. Intervista u realizua për herë të parë brenda ndërtesës së Parlamentit në qytetin e Shkupit dhe jo në zyrën e partisë në Tetovë, e cila është de facto kryeqyteti i faktorit shqiptar.

 

Ajo gjithashtu i referohet prapaskenave rreth përpjekjeve për të shmangur një përshkallëzim të rrezikshëm të krizës në vendin fqinj, “Platforma e Tiranës” famëkeqe, e cila është konsideruar të jetë një hap pranë “Shqipërisë së Madhe”, dhe argumenton se drejtësia duhet të veprojë vetëm, duhet trajtuar çështja për  ndjekjen e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.

 

– Mendoni se kaloi rreziku më i madh? Ndiheni se më në fund nga kriza dolen të dëmtuara marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe sllavëve të Maqedonisë?

 

– Besoj se nuk do të ketë rrezik. Shoh se ka nga të gjithë një qëndrim konstruktiv. Të gjitha do të varen nga Qeveria, se si ajo do të menaxhojë me sukses të gjithë situatën.  Megjithatë, unë nuk mendoj se ka shkaktuar trauma në marrëdhëniet ndëretnike, por unë mendoj se ne duhet të menaxhojmë këtë çështje me shumë kujdes. Sa i përket natyrës së krizës, ajo  ishte thjesht thellësisht politike.

 

– Çfarë ishte konkretisht “Platforma e Tiranës”, për të cilën ju akuzojnë ju shqiptarët se kërkoni të minoni karakterin unitar të shtetit?

 

– Ishte një spekullim i madh. Unë ftova në bisedime të gjitha partitë shqiptare këtu në Shkup,  dhe pranuan të merrnin pjesë të gjitha me përjashtim të një partie të vogël “Besa”. Takimi u krye dhe dolëm në një dekraratë të përbashkët.  Pas publikimit të deklaratës reagoi “Besa” dhe pati kontakt me Tiranën duke kërkuar të bëhej garant për këtë bashkëpunim. Rama më ftoi në Tiranë dhe më tha se nuk do të ishte keq të jepnim garancitë që kërkojnë nga pala tjetër, prandaj ju ftoj në Tiranë të bisedojmë për këtë çështje.  Shkuam. Deklarata është në përputhje me Kushtetutën e “Republikës së Maqedonisë” me programet e të gjitha partive dhe Marrëveshjen e Ohrit.

 

– Ku bazohen atëherë akuzat se “platforma” është një hap afër “Shqipërisë së Madhe”?

 

–Këto janë politika kalimtare e asgjë më shumë. Siç ju thashë nuk ishte platformë, ishte thjesht një deklaratë. Për platformë foli Ivanovi e jo unë.  Ne bëmë një deklaratë të thjeshtë.  Si mund të flasim për një platformë të “Maqedonisë së madhe” kur i referohemi marrëdhënieve të fqinjuësisë së mirë me vendet e rajonit, kërkojmë të zgjidhim çështjet e emrit, anëtarësimin në NATO dhe B.E., integrimi i shqiptarëve si një faktor kyç në diskutimet për të gjetur një zgjidhje për çështjen e emrit, zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, si dhe marrëdhëniet e mira etnike?

 

– Në thelb, ka nga ju një kërkesë të tillë apo është propagandë e serbëve, siç thoni zakonisht ju shqiptarët?

 

– Kjo është një trashëgimi e propagandës jugosllave, e cia e ka zanafillën 36 vite më parë. Në vitin 1981 është bërë një demonstratë e përgjakshme studentore shqiptare në Kosovë me shtatëdhjetë të vdekur, kur ata na akuzuan se ishim studentë  irredentistë, se si donim  “Shqipërinë e Madhe” Ju e mbani mend mirë se 20,000 prej nesh janë burgosur në këtë akuzë.

 

Çfarë kërkojmë ne: Kërkojmë zbatimin e marrëvshjes së Ohrit, me qëllim që ne shqiptarët  të mos jemi këtu “qiramarrës”, por autoktonë në shtëpitë tona. Ne gjithashtu kërkojmë që Kosova të njihet si shtet, Shqipëria të jetë e qëndrueshme dhe në paqe. Këto tri vende, Kosova, Shqipëria, “Maqedonia” të jenë të treja në NATO. Ne kërkojmë që Greqia, Shqipëria, “Maqedonia”, Kosova dhe Bullgaria të jenë në një Evrope të madhe që arrin nga Athina në Stokholm.

 

– Është në prioritetet kryesore të Qeverisë zgjidhja e emrit?

 

– Është një nga prioritetet kryesore. Jemi fqinjë dhe e ardhmja jonë e përbashkët është Bashkimi Evropian. Greqia duhet  në këto momente të mbajë flamurin, i cili do të na çojë në Bashkimin Europian.

 

– Çfarë kërkoni konkretisht nga Athina? Natyrisht që ju e dini se nga të dyja palët ka “vija të kuqe”?

 

– Si pari dëshiroj të deklaroj se Shkupi nuk ka absolutisht asnjë pretendim territorial ndaj Greqisë dhe duha të siguroj Athinën se asnjë kërcënim nuk do të vijë në Greqi nga fqinji i saj verior. Nevojitet një komunikim më intensiv mes nesh dhe kjo nuk duhet të jetë i kufizuar në një vizitë të thjeshtë të ministrit të Jashtëm. Ata duhet të hapin kanale të tjera të komunikimit.

 

Unë do të thoja se Greqia mund të bie dakord për përfshirjen e “Maqedonisë” në NATO me emrin e FYROM dhe në vijimësi zgjidhja përfundimtare të gjendet me përfshirjen e “Maqedonisë” në BE.

 

– Vendimi i NATO-s në Bukuresht në vitin 2008 vendosi një kusht për të zgjidhur problemin e emrit. Si kapërcehet?

 

– Zhvillimet gjeopolitike janë të shpejta dhe Greqia nuk mund të mos e marrë parasysh këtë fakt.

 

– Çfarë të bëj d.m.th., të bie dakord që të hyni me akronimin dhe pastaj të dakordësohet emri?

 

– Mund të gjejmë një zgjidhme kompromisi. Një kompromis i cili do të jetë i pranueshëm nga të dyja palët, do të jetë i dobishëm për të dyja vendet.

 

– Unë supozoj, pra, se propozimi juaj është që të hyni me akronimin dhe pastaj të diskutoni si miq për emrin?

 

– Duhet të bëhet një hap, të lëvizin gjërat pak më shumë. Të marrim parasysh dhe zhvillimet gjeopolitike.  Duhet të punojmë më shumë për anëtarësimin e Ballkanit Perëndimor, sepse nga ky anëtarësim do të përfitojmë të gjithë.

 

– Ka në plan Qeveria të nxisë me shpejtësi çështjen e anëtarësimit në NATO?

 

– Për mua është një nga planet e para në programin zgjedhor, për të u dakordësua  dhe në procedurën e kalimit të krizës.

 

– Pak më parë më thatë se vendi juaj nuk kërcënon Greqinë. A e ndjeni të kundërtën?

 

– Jo, nuk shohim asnjë kërcënim nga Greqia, e shohim si fqinjë.

 

Në lidhje me drejtësinë për Gruevskin

 

“Ne duhet të jemi shumë të kujdesshëm për deklarata dhe mesazhe. Ne duhet të lemë drejtësisë të veprojë. Drejtësinë nuk e bën politika. Le të bëjë drejtësia punën e saj. Ne lamë pa “bukë” prokurorët  dhe gjykatësit. Gazetat, televizionet, radiot, faqet e internetit, të gjithë janë bërë gjyqtarë dhe prokurorët Partitë politike gjithashtu. Atëherë pse duamj shtetin e së drejtës, sepse ne duam një shtet që të zbatohet ligji?

 

Unë bëra një propozim: Të hapen të gjitha dosjet gjyqësore për të gjithë administratën gjyqësore  dhe për politikanët prej vitit 2002 deri në vitin 2017, kjo gjë le të fillojë nga unë.

 

Përktheu nga Kathimerini: Gerta Banushi

Posted Under:
Kryesoret Rajoni
Tagged:
Ali Ahmeti Gerta Banushi Intervista Kathimerini

Nga e njëjta kategori

Motori përplaset me një kamion në aksin Gjirokastër-Kakavijë, plagoset rëndë 34-vjeçari! Transportohet me helikopter drejt Tiranës

më shumë...

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”, Rama për koncertin në Tiranë: U bë lajm në çdo cep të botës!

më shumë...

Bashkitë rrisin të ardhurat, më shumë para të arkëtuara krahasuar me vitin e kaluar

më shumë...

Autorët i zunë pritë dhe qëlluan 25 plumba, a u ekzekutua Aleksandër Koçeku në Shkodër për hakmarrje për një borxh prej 40 mijë euro (DETAJE)

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:48

Tri shenjat e horoskopit që e kanë...

10:40

SHBA kryen sulme ajrore ndaj objektivave iraniane...

10:13

Ukraina godet flotën ruse në Detin Azov

9:46

Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis...

9:20

Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira,...

8:52

Guterres: Pasoja katastrofike nëse vazhdojnë sulmet SHBA-Iran

8:24

Sulm biznesit on line. Rrjetet sociale si...

7:58

Koncert privat me para publike, Vathi: Pse...

7:54

Përplasen dy automjete në aksin Tepelenë-Memaliaj, plagosen...

7:35

FBI: Do ndihmojmë me hetime autoritetet lokale...

7:07

Motori përplaset me një kamion në aksin...

6:41

Kryeministrja ukrainase konfirmon dorëheqjen e saj

6:26

Artisti Kanye West reagon pas koncertit në...

6:01

Korçë/ Përfshihet nga flakët “Vila e Partisë”,...

5:56

Bombardimet izraelite në Gaza, humbin jetën pesë...

5:38

Netanyahu: Trump të shterojë negociatat me Iranin,...

5:15

SHBA: Irani nuk e kontrollon dot Ngushticën...

4:48

“Po dëgjojmë shqetësimet e protestuesve”, Rama: ‘Sorrat...

4:36

Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore,...

4:32

“4 milionë eurot ishin investim për Shqipërinë”,...

Më të klikuarat

  • Tragjedi në Klos, ishte duke u stërvitur 38 vjeçari i bie ng...
  • Tronditet sërish Shqipëria, vritet 50 vjeçari në Vorë
  • FOTO- U ekzekutua një natë më parë në Shkodër për gjakmarrje...
  • Sarandë/ Sherr për një biçikletë me qira, arrestohet 43-vjeç...
  • Dhunuan të miturën, Gjykata e Fierit lë në burg 19-vjeçaren...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.