Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të premte në Ferizaj, Kosovë.
Një nxënës 15-vjeçar, ka humbur sot jetën, pasi është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukimit fizik.
Lajmi tragjik është konfirmuar nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Me datë 17.04.2026, rreth orës 15:15, është pranuar një informatë se në shkollën e mesme ‘Kuvendi i Arbërit’, në rrugën ‘Brahim Ademi’ në Ferizaj, një nxënës mashkull (15 vjeç), në rrethana ende të panjohura, është rrëzuar pa ndjenja në sallën e edukatës fizike. Ai është dërguar me urgjencë në Qendrën Emergjente në Ferizaj, ku, sipas mjekut kujdestar, pavarësisht trajtimit mjekësor, ka ndërruar jetë”, tha ai.
Lidhur me këtë rast janë njoftuar hetuesit, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. Trupi i të ndjerit është dërguar në morg, ku pritet të kryhet edhe ekzaminimi për shkaqet e vdekjes.
/vizionplus.tv





