E mërkurë, 18 Nëntor 2026 Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 5 minuta më parë
Kronikë

Aksident në Gjirokastër, mjeti i bashkisë përplas një makinë

Një aksident është regjistruar në zonën e njohur si Folesha, në Gjirokastër, ku një mjet i bashkisë që transportonte rërë për punime në rrugë ka pësuar defekt në sistemin e frenimit.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një defekt në sistemin e frenimit, çka ka bërë që drejtuesi i mjetit të mos arrijë të ndalojë në kohë.

Si pasojë, mjeti është përplasur fillimisht me disa automjete të parkuara përgjatë aksit rrugor.

Më tej, ai ka goditur edhe një automjet tjetër tip Benz që po hynte në kthesë në momentin e aksidentit, duke shkaktuar dëme materiale dhe dy të plagosur, jashtë rrezikut për jetën.

Vazhdo të lexosh

Reklamë