Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
17 April 2026
Vizion fokus

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

Tymi mbulon aksin Lezhë-Milot, shkak djegia e gomave

DIA amerikane: Irani ka mijëra raketa dhe dronë “kamikazë”...

Trump: Irani zotohet të mos mbyllë kurrë më Ngushticën...

Protesta e opozitës, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mbërrin...

U mbaroi koha e dënimit me mbajtjen në paraburgim,...

Samiti i Parisit, Macron: Ngushtica e Hormuzit të hapet...

Britania e Madhe dhe Franca me mision ushtarak në...

Trump kritikon përsëri NATO-n: Më pyetën tani nëse dëshironim...

Trump ndalon Izraelit të bombardojë Libanin: Mjaft më!

Samiti i Parisit, Macron: Ngushtica e Hormuzit të hapet pa kushte dhe pa tarifa për anijet!

17 Prill 17:17

Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministri britanik Keir Starmer, Kryeministrja italiane Giorgia Meloni dhe Kancelari gjerman Friedrich Merz, kanë dalë në një konferencë të përbashkët për mediat pas përfundimit të samitit të Parisit, mbi situatën në Ngushticën e Hormuzit.

Starmer bëri të ditur se Britania e Madhe dhe Franca do të udhëheqin një mision ndërkombëtar për të garantuar lundrimin e lirë në Ngushticën e Hormuzit.

Ai njoftoi se misioni do të marrë formë javën e ardhshme, ndërsa në Londër do të zhvillohet një tjetër takim ku do të përcaktohet përbërja e tij.

Sipas Starmer, disa vende kanë ofruar tashmë mjete dhe mbështetje për këtë operacion. “Rihapja e Hormuzit është një domosdoshmëri dhe një përgjegjësi globale”, u shpreh ai, por shtoi se nevojitet një zgjidhje e qëndrueshme dhe funksionale afatgjatë.

Presidenti Macron e nisi fjalën e tij duke theksuar pasojat shumë të rënda që mbyllja e Ngushticës së Hormuzit ka pasur për gjithë planetin dhe ekonominë globale.

Ai u shpreh se mirëpret zhvillimet e fundit, përfshirë armëpushimin mes Iranit dhe SHBA-së, armëpushimin në Liban, i cili sipas tij duhet të respektohet plotësisht, si dhe rihapjen e ngushticës.

Macron deklaroi se vendet pjesëmarrëse kërkojnë rihapjen e plotë, të menjëhershme dhe pa kushte të Ngushticës së Hormuzit nga të gjitha palët, rikthimin e kushteve të lëvizjes së lirë si para luftës, si dhe kundërshtojnë çdo përpjekje për privatizimin e ngushticës apo vendosjen e tarifave kalimi.

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Macron samiti Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në selinë blu

më shumë...

Tymi mbulon aksin Lezhë-Milot, shkak djegia e gomave

më shumë...

DIA amerikane: Irani ka mijëra raketa dhe dronë “kamikazë” në arsenalin e tij

më shumë...

E rëndë në Kosovë! Ra papritur në sallën e edukimit fizik, humb jetën 15-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

6:51

Protesta e PD, Sali Berisha mbërrin në...

6:38

Tymi mbulon aksin Lezhë-Milot, shkak djegia e...

6:22

DIA amerikane: Irani ka mijëra raketa dhe...

6:07

E rëndë në Kosovë! Ra papritur në...

6:01

Kuvendi i Kosovës miraton dërgimin e forcave...

5:49

Trump: Irani zotohet të mos mbyllë kurrë...

5:34

Protesta e opozitës, Drejtori i Përgjithshëm i...

5:23

U mbaroi koha e dënimit me mbajtjen...

5:17

Samiti i Parisit, Macron: Ngushtica e Hormuzit...

5:17

Britania e Madhe dhe Franca me mision...

5:06

Trump kritikon përsëri NATO-n: Më pyetën tani...

5:00

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

4:45

Trump ndalon Izraelit të bombardojë Libanin: Mjaft...

4:24

Aksidenti tragjik në Rrugën e Kombit, dy...

3:59

“Nuk kam qenë nuse e asaj shtëpie,...

3:47

Dita Botërore e Hemofilisë, të prekurit nga...

3:39

Opozita proteston sot në bulevard, tubimi me...

3:29

Aksident fatal në Rrugën e Kombit, një...

3:24

A do të kemi një miqësore Shqipëri-Kosovë?...

3:15

Ferma VIP “mbërthen” shikuesit, sot në mbrëmje...

Më të klikuarat

  • “Nuk kam qenë nuse e asaj shtëpie, por vajzë shpirti...
  • “Ka fantazma”, okultisti tregon vendin mistik në...
  • “O do ndryshoni, o do ju detyrojnë”, nesër Hënën e Re te Das...
  • Aksident fatal në Rrugën e Kombit, një i vdekur dhe 3 të pla...
  • Futbolli në zi/ Humb jetën në një aksident tragjik ish-porti...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.