E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 02:45 Në vijim ora 02:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

EMRI/ Plagoset me armë zjarri 45-vjeçari në Tiranë

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar këtë të premte te farmacia 10 në Tiranë.

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se Ilirjan Dosti, 45-vjeç  ka mbetur i plagosur. Dosti ka marrë një plagë me plumb në pjesën e barkut dhe është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se autori është komshi me të plagosurin dhe dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit autori. Sherri ka qenë për shkaqe banale.

“Më datë 17.04.2026, rreth orës 19:10, në një lokal në rrugën “Imer Ndregjoni” është plagosur, dyshohet me armë zjarri, shtetasi I. D., rreth 45 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spital.

Reklamë

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë