Sonte në mbrëmje, në orën 21:00, në ekranin e Vizion Plus, pritet të transmetohet nata e shtatë prime, një puntatë në të cilën emocionet janë në kulm, ndërsa konkurrentët përballen me sfida gjithnjë e më të forta dhe vendimtare për rrugëtimin e tyre në garë.
Pas një jave të mbushur me dinamika, diskutime dhe përballje, publiku është në pritje të zhvillimeve të reja që pritet të sjellë kjo mbrëmje.
Ndërkohë, votat e publikut pritet të luajnë një rol kyç, duke përcaktuar se kush do të vazhdojë garën dhe kush do të duhet të përballet me sfida e kush të largohet nga formati. Spektakli premton tension, emocione të forta dhe momente të papritura që do të mbajnë të mbërthyer teleshikuesit deri në fund.
Nata e shtatë “prime” vjen si një pikë kthese në këtë rrugëtim, ku çdo detaj ka rëndësi. loja tanimë duket se ka marrë një tjetër drejtim.
Romanca të reja kanë nisur në fermë. pas festës së ditëlindjes së Klodit gjithçka ka ndryshuar. Pas puthjeve e përqafimeve, Vanesa dhe Indri kanë zhvilluar një bisedë të gjatë, ku aktori është shprehur se nuk është gati për këtë marrëdhënie dhe ka sqaruar se nuk dëshiron të krijohen iluzione mes tyre.
Nga ana tjetër një ndjenjë e re ka lindur me Fabjolës dhe Adionit. një dasmë në fermë mes tyre mund të ndryshojë gjithçka.
Të gjithë sytë janë drejt ekranit, për një tjetër mbrëmje që pritet të lërë gjurmë.
Detajet patjetër do të marrin vëmendje gjatë mbrëmjes së shtatë prime duke nisur nga ora 21.00, sonte në ekranin e Vizion Plus dhe dhe livestream ne youtube.





