Presidenti amerikan Donald Trump kritikoi përsëri sot NATO-n për shkak të zhvillimeve në Ngushticën e Hormuzit.
Ai u shpreh se kishte refuzuar një ofertë ndihme nga Aleatët.
Trump tha se me ndihmën e SHBA-ve, Irani e çminoi Ngushticën dhe falënderoi Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin për kontributin e tyre.
“Tani që situata në Ngushticën e Hormuzit ka mbaruar, mora një telefonatë nga NATO duke më pyetur nëse na duhet ndihmë”, tha ai.
Presidenti amerikan deklaroi se e kishte refuzuar ofertën e Aleancës, duke deklaruar se përfshirja e saj nuk është e nevojshme, përveç nëse dëshiron të transportojë naftë.
“U thashë të qëndronin larg, përveç nëse donin vetëm të ngarkonin anijet e tyre me naftë. Ishin të padobishëm kur ishte e nevojshme – një tigër letre”, shkroi ai.
Në një postim të veçantë, Trump tha se “Irani, me ndihmën e Shteteve të Bashkuara, ka hequr ose është në proces të heqjes së të gjitha minave”, ndërsa falënderoi Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin për kontributin e tyre në zhvillimet në rajon.
“Falenderoj Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katarin për guximin dhe ndihmën e tyre të madhe ”, vuri në dukje ai.





