Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
21 July 2026
Vizion fokus

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: Pas...

Eksperti: Në Shqipëri paga e mësuesit duhet të ishte...

Çfarë do të ndodhë me pensionet? Përgjigjet eksperti i...

“Shqipëria më mirë sot se në 2015”, eksperti: Pabarazia,...

“Punojnë 200 mijë veta”, eksperti: Sulmi me vlerësimet negative...

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t negative për...

“Kush ka mundësi të blejë prona për turizëm?” Eksperti:...

Dita e 52-të e protestës në Tiranë, marshim dhe...

Pse Shqipëria s’ka strategji 20-vjeçare për zhvillimin? Eksperti: Ja...

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do të hiqen,...

“Mburoja e Artë”, plani i Trump për të mbrojtur Amerikën nga raketat dhe roli i Elon Musk

18 Prill 21:57

Tabloidi britanik “The Sun” ka zbuluar planet e presidentit Donald Trum për krijimin e një sistemi të ri mbrojtjeje të avancuar që mund të zbulojë raketat që vijnë nga hapësira.

Miliarderi Elon Musk po udhëheq përpjekjet e Trump për të mbrojtur Amerikën pasi presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të ndërtuar një sistem kompleks, i cili do të ndohmojë në shmangien e kërcënimeve nga Kina, Rusia dhe Irani.

Ndërsa nënshkroi urdhrin ekzekutiv, Trump përmendi një sulm raketor si “kërcënimin më katastrofik me të cilin përballen Shtetet e Bashkuara”.

Komandanti i Përgjithshëm iu fut menjëherë punës dhe urdhëroi sekretarin e mbrojtjes të paraqiste një plan zbatimi për sistemin.

Kjo vjen si pjesë e planeve të mëdha të Trump për të reformuar rrënjësisht ushtrinë amerikane përballë kërcënimeve globale në rritje kundër kombit të tij.

Ai ka qenë prej kohësh një adhurues i Kupolës së Hekurt unike të Izraelit, e cila përdor radarët për të zbuluar raketat që vijnë, dhe dëshiron të zhvillojë versionin e vet të sistemit.

Iron Dome llogarit se cilat raketa ka të ngjarë të godasin njerëzit dhe i rrëzojnë ato, ndërsa i lë ato që nuk janë kërcënuese të bien.

SpaceX e Musk tani ka fituar ofertën për të ndërtuar mburojën e mbrojtjes raketore të Trump “Golden Dome”, sipas një raporti të shpërndarë nga Reuters.

Kompania e tij e raketave dhe satelitëve është në partneritet me prodhuesin e softuerit Palantir dhe ndërtuesin e dronëve Anduril për të ndërtuar pjesë kyçe për sistemin e mbrojtjes.

Të tre kompanitë u themeluan nga sipërmarrës që kanë qenë mbështetës kryesorë politikë të Trump.

Kupola e Artë do të funksionojë duke përdorur teknologji të reja që përfshijnë më shumë se 1,000 satelitë në orbitë për të zbuluar raketat në kohë reale, si dhe rreth 200 satelitë të armatosur që mund të neutralizojnë raketat armike me raketa të tjera ose ndoshta me rreze lazer.

SpaceX është caktuar të ndërtojë një pjesë kyçe të sistemit, të quajtur “shtresa e kujdestarisë”, që përbëhet nga satelitë të cilët do të zbulojnë dhe ndjekin trajektoren e raketave. Megjithatë, kompania nuk do të përfshihet në armatosjen e satelitëve.

Sipas burimeve nga Uashingtoni, kostoja totale e sistemit mund të arrijë në qindra miliarda dollarë, ndërsa vetëm faza e parë e dizajnimit të satelitëve nga SpaceX mund të kushtojë deri në 10 miliardë dollarë.

Kompania ka propozuar që shërbimi i saj të ofrohet në formë “abonimi” për qeverinë, ku kjo e fundit do të paguajë për përdorimin e teknologjisë por nuk do të ketë pronësinë e saj, një qasje e pazakontë për një projekt të tillë kritik.

Megjithëse Pentagoni ka dhënë sinjale pozitive për përfshirjen e SpaceX, disa zyrtarë ushtarakë janë skeptikë për modelin e abonimit dhe për vetë mundësinë që këto kompani private mund të ndërtojnë një sistem kaq kompleks dhe jetik për mbrojtjen kombëtare.

Për momentin, plani është ende në faza fillestare dhe përbërja përfundimtare e projektit mund të ndryshojë.

Megjithatë, nëse realizohet, “Kupola e Artë” do të përfaqësonte një revolucion në mbrojtjen ajrore amerikane dhe një hap të madh drejt militarizimit të hapësirës./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Musk trump

Nga e njëjta kategori

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e Maleve’: Pas profileve fallso qëndrojnë sorrat dhe korbat e opozitës

më shumë...

Eksperti: Në Shqipëri paga e mësuesit duhet të ishte mbi 1 milionë

më shumë...

“Shqipëria më mirë sot se në 2015”, eksperti: Pabarazia, problemi më i madh në vend!

më shumë...

Moti i keq ‘godet’ Vlorën, era e fortë shkakton dëme në disa zona të qytetit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:32

Rama reagon ndaj kritikave për ‘Paketën e...

10:25

Eksperti: Në Shqipëri paga e mësuesit duhet...

10:21

Çfarë do të ndodhë me pensionet? Përgjigjet...

10:12

“Shqipëria më mirë sot se në 2015”,...

10:08

Moti i keq ‘godet’ Vlorën, era e...

10:04

“Punojnë 200 mijë veta”, eksperti: Sulmi me...

9:42

“Hienat e kanë kapur protestën”, eksperti: Review-t...

9:29

“Kush ka mundësi të blejë prona për...

9:22

Dita e 52-të e protestës në Tiranë,...

9:14

Pse Shqipëria s’ka strategji 20-vjeçare për zhvillimin?...

8:19

Lamallari: Xhamat e errësuar pa leje do...

8:06

Banorët e Përrenjasit në protestë, kundërshtojnë bashkimin...

7:29

Inteligjenca amerikane: Sulmet ndaj Iranit nuk pritet...

6:39

Tragjedi në Francë! Dy zjarrfikës humbin jetën...

6:21

Trump: Tarifa deri në 12.5% për dhjetëra...

6:11

Përfshihet nga flakët një rrobaqepsi në Lezhë

5:38

Zv.kryeministrja Koçiu në Kombinat, i hapet rrugë...

5:37

Paralajmëron Garda Revolucionare: Asnjë pikë nafte nuk...

5:15

Përfshihet nga flakët një sipërfaqe toke në...

4:55

“Zvicrën e vogël e keni këtu”, Rama...

Më të klikuarat

  • Bashkëshorti i Elisabeta Matajt kallëzon ish-shefen e Financ...
  • Dogji veten brenda makinës, 66-vjeçari përcolli dje gruan dr...
  • Rama rikthehet në veri një vit pas shembjeve: Nuk kam thënë...
  • Rama në Theth: Paketa e Maleve nuk është për uzurpues apo ol...
  • Seanca në GJKKO për Veliajn, bashkëshortët nuk marrin pjesë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.