Vizion Plus Tring
Your browser does not support the video tag.
Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 May 2025
Vizion fokus

Plagosje me thikë në Durrës

Sulmet e Izraelit në Gaza, presidenti i Këshillit Evropian:...

Tragjedi në ajër, përplasen dy helikopterë, nuk ka të...

Isuf Çelaj “i merr” mandatin Shkëlqim Shehut, vota e...

Izraeli sulmon Jemenin për herë të parë që nga...

Rubio mirëpret marrëveshjen për shkëmbimin e të burgosurve midis...

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta zgjedhin presidentin

Orteku në Alpet Zvicerane “varros” disa persona, nis operacioni...

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia, përfundon procesi...

Tornadoja godet SHBA-në, raportohet pë 21 të vdekur

“Mburoja e Artë”, plani i Trump për të mbrojtur Amerikën nga raketat dhe roli i Elon Musk

18 Prill 21:57

Tabloidi britanik “The Sun” ka zbuluar planet e presidentit Donald Trum për krijimin e një sistemi të ri mbrojtjeje të avancuar që mund të zbulojë raketat që vijnë nga hapësira.

Rezultatet e Zgjedhjeve Live

Miliarderi Elon Musk po udhëheq përpjekjet e Trump për të mbrojtur Amerikën pasi presidenti nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të ndërtuar një sistem kompleks, i cili do të ndohmojë në shmangien e kërcënimeve nga Kina, Rusia dhe Irani.

Ndërsa nënshkroi urdhrin ekzekutiv, Trump përmendi një sulm raketor si “kërcënimin më katastrofik me të cilin përballen Shtetet e Bashkuara”.

Komandanti i Përgjithshëm iu fut menjëherë punës dhe urdhëroi sekretarin e mbrojtjes të paraqiste një plan zbatimi për sistemin.

Kjo vjen si pjesë e planeve të mëdha të Trump për të reformuar rrënjësisht ushtrinë amerikane përballë kërcënimeve globale në rritje kundër kombit të tij.

Ai ka qenë prej kohësh një adhurues i Kupolës së Hekurt unike të Izraelit, e cila përdor radarët për të zbuluar raketat që vijnë, dhe dëshiron të zhvillojë versionin e vet të sistemit.

Iron Dome llogarit se cilat raketa ka të ngjarë të godasin njerëzit dhe i rrëzojnë ato, ndërsa i lë ato që nuk janë kërcënuese të bien.

SpaceX e Musk tani ka fituar ofertën për të ndërtuar mburojën e mbrojtjes raketore të Trump “Golden Dome”, sipas një raporti të shpërndarë nga Reuters.

Kompania e tij e raketave dhe satelitëve është në partneritet me prodhuesin e softuerit Palantir dhe ndërtuesin e dronëve Anduril për të ndërtuar pjesë kyçe për sistemin e mbrojtjes.

Të tre kompanitë u themeluan nga sipërmarrës që kanë qenë mbështetës kryesorë politikë të Trump.

Kupola e Artë do të funksionojë duke përdorur teknologji të reja që përfshijnë më shumë se 1,000 satelitë në orbitë për të zbuluar raketat në kohë reale, si dhe rreth 200 satelitë të armatosur që mund të neutralizojnë raketat armike me raketa të tjera ose ndoshta me rreze lazer.

SpaceX është caktuar të ndërtojë një pjesë kyçe të sistemit, të quajtur “shtresa e kujdestarisë”, që përbëhet nga satelitë të cilët do të zbulojnë dhe ndjekin trajektoren e raketave. Megjithatë, kompania nuk do të përfshihet në armatosjen e satelitëve.

Sipas burimeve nga Uashingtoni, kostoja totale e sistemit mund të arrijë në qindra miliarda dollarë, ndërsa vetëm faza e parë e dizajnimit të satelitëve nga SpaceX mund të kushtojë deri në 10 miliardë dollarë.

Kompania ka propozuar që shërbimi i saj të ofrohet në formë “abonimi” për qeverinë, ku kjo e fundit do të paguajë për përdorimin e teknologjisë por nuk do të ketë pronësinë e saj, një qasje e pazakontë për një projekt të tillë kritik.

Megjithëse Pentagoni ka dhënë sinjale pozitive për përfshirjen e SpaceX, disa zyrtarë ushtarakë janë skeptikë për modelin e abonimit dhe për vetë mundësinë që këto kompani private mund të ndërtojnë një sistem kaq kompleks dhe jetik për mbrojtjen kombëtare.

Për momentin, plani është ende në faza fillestare dhe përbërja përfundimtare e projektit mund të ndryshojë.

Megjithatë, nëse realizohet, “Kupola e Artë” do të përfaqësonte një revolucion në mbrojtjen ajrore amerikane dhe një hap të madh drejt militarizimit të hapësirës./vizionplus.tv

Posted Under:
Anash Bota
Tagged:
Musk trump

Nga e njëjta kategori

Sulmet e Izraelit në Gaza, presidenti i Këshillit Evropian: Dhuna duhet të ndalet

më shumë...

Tragjedi në ajër, përplasen dy helikopterë, nuk ka të mbijetuar

më shumë...

Aksident në Krumë, babë e bir përfundojnë në spital

më shumë...

Izraeli sulmon Jemenin për herë të parë që nga marrëveshja e armëpushimit SHBA-Houthi! Irani e quan krim lufte

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:18

Plagosje me thikë në Durrës

10:40

Sulmet e Izraelit në Gaza, presidenti i...

10:29

Tragjedi në ajër, përplasen dy helikopterë, nuk...

10:14

Aksident në Krumë, babë e bir përfundojnë...

9:55

Isuf Çelaj “i merr” mandatin Shkëlqim Shehut,...

9:30

Izraeli sulmon Jemenin për herë të parë...

8:56

Sekreti i një barku të sheshtë? Këto...

7:47

Aksident në Tiranë, makina përplaset me motorin,...

7:44

Rubio mirëpret marrëveshjen për shkëmbimin e të...

7:19

Pas kaosit disamujor, rumunët bëhen gati ta...

7:01

Votat nga Greqia nuk ndryshojnë rezultatin në...

6:55

Orteku në Alpet Zvicerane “varros” disa persona,...

6:25

Numërimi i votave të diasporës nga Greqia,...

6:14

Ndarja e plazheve në Vlorë, prioritet kanë...

6:01

Tornadoja godet SHBA-në, raportohet pë 21 të...

5:43

“Nuk dija asgjë për Shqipërinë, takova kryeministrin...

5:20

“Vendi juaj është në BE”, Macron falenderon...

5:04

Disa orë pasi Izraeli nisi ofensivën e...

4:44

Në Nish bëhen përgatitjet për tubimin e...

4:22

Pedro Sanchez: Duhet të ushtrohet presion mbi...

Më të klikuarat

  • Alba dhe Limi në pritje të një fëmije? Zbulojnë të vërtetën...
  • “I thashë nuses merr valixhet ik te nëna jote”/ Bashkëshortj...
  • “Më ngrite nga vdekja”, Big Mama surprizohet nga nëna në Fer...
  • ZGJEDHJET 2025/ REZULTATET LIVE
  • “Nuk dija asgjë për Shqipërinë, takova kryeministrin dhe mu...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2025
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.
Website Design Company in BangladeshHigh Risk Solutions Merchant Account Services