Një 19-vjeçar shqiptar është dënuar me 14 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi policia i gjeti arsenal armësh në makinën e tij.
Bëhet fjalë për Arber Axhamin, i cili nuk kishte adresë fikse dhe kur u ndalua nga policia pranoi se nuk kishte patentë.
Oficerët gjatë kontrollit në makinën e të riut shqiptar gjetën dy hanxharë, një hark dhe një thikë.
Ai akuzohet për poesim të armëve pa leje dhe drejtim makine pa leje drejtimi.
Më 14 nëntor, Gjykata e Kontrit në Sheffield vendosi dënimin e tij me 14 muaj burg./vizionplus.tv





