E martë, 20 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Papa Leo XIV paralajmërim për IA, Ati i Shenjtë thotë se mund të përdoret në dëm të njerëzimit

Papa Leo I XIV ka pblikuar  dokumentin e tij të parë zyrtar mbi mbrojtjen e njerëzimit nga inteligjenca artificiale, duke paralajmëruar se teknologjia duhet t’i nënshtrohet kufizimeve etike më të rrepta, pasi ajo ka ndikim në gjithçka.

Në enciklikën e quajtur “Njerëzimi Madhështor” qe ka 43 mijë fjalë më të cilat paralajmërohet se Inteligjenca Artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë për manipulim, luftë dhe kontroll ekonomik nga kompani private që kanë më shumë fuqi se vetë shtetet.

Reklamë

Në një nga pjesët më të forta të dokumentit, Papa shkruan se “makinat nuk mund të zëvendësojnë ndërgjegjen morale njerëzore dhe se AI nuk duhet të marrë vendime për jetën, luftën apo drejtësinë.”

Ati i Shenjtë këmbëngul se teknologjia duhet të mbrojë vendet e punës të njerëzve dhe duhet t’i nënshtrohet “kornizave të forta ligjore, mbikëqyrjes së pavarur, përdoruesve të informuar dhe një sistemi politik që nuk heq dorë nga përgjegjësia e tij”.

Reklamë

Po ashtu Papa Leo paralajmëron se përdorimi i “forcës, dhunës dhe armëve” në fund të fundit “ka pasoja katastrofike për popullatat civile dhe se ndërtimi i një bote në një gjendje konflikti të përhershëm është një e keqe”.

Papa Leo I XIV shpreson që enciklika e tij të mos lexohet thjesht dhe të vendoset në raft, por të jetë një dokument që mund të frymëzojë veprime kuptimplota.

Vazhdo të lexosh

Reklamë