E martë, 20 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Trump për marrëveshjen me Iranin: Ose do të jetë e shkëlqyer ose nuk do të ndodhë

Donald Trump ka deklaruar në platformën e tij në “Truth Social” se çdo marrëveshje e mundshme me Iranin duhet të jetë “e shkëlqyer dhe thelbësore”, duke theksuar se në të kundërt nuk do të ketë asnjë marrëveshje.

Ai shtoi se një marrëveshje e re nuk do të ngjajë me atë të arritur gjatë presidencës së Barack Obamës.

Reklamë

Sipas Trump, marrëveshja e mëparshme për programin bërthamor të Iranit, e njohur si JCPOA (Marrëveshja bërthamore me Iranin), ishte “e dëmshme” dhe, sipas tij, i hapte rrugë Iranit drejt armëve bërthamore.

Trump theksoi se çdo marrëveshje e re me Teheranin duhet të jetë “krejt e kundërta” e JCPOA-së dhe nuk do të pranojë kompromis që, sipas tij, rrezikon sigurinë amerikane.

“Do të jetë ose një marrëveshje e madhe dhe domethënëse, ose nuk do të ketë marrëveshje fare”, u shpreh ai në postimin e tij.

Vazhdo të lexosh

Reklamë