E martë, 20 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Guardiola ngre zërin për Gazën: “Jetët e tyre vlejnë sa tonat”

Pep Guardiola ka përcjellë një mesazh të fortë humanitar për situatën në Gaza, duke kërkuar që vuajtjet e popullit palestinez të mos harrohen dhe duke bërë thirrje për vazhdimin e solidaritetit ndërkombëtar.

Në një videomesazh të publikuar në bashkëpunim me UNRWA, agjencinë e Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë, trajneri spanjoll u ndal veçanërisht te tragjedia që po përjetojnë fëmijët në Gaza, të cilët përballen me humbjen e familjarëve, urinë dhe pasigurinë mes rrënojave.

Reklamë

“Po jetojmë një periudhë shumë të errët të historisë sonë”, shprehet Guardiola, duke përshkruar pamjet e fëmijëve që kërkojnë prindërit e tyre nën rrënoja dhe humbasin gjithçka përpara se të kenë mundësinë të rriten.

Tekniku theksoi se jeta e palestinezëve ka të njëjtën vlerë si jeta e çdo njeriu tjetër, ndërsa bëri thirrje që vuajtjet e tyre të mos trajtohen me indiferencë.

Reklamë

“Jetët e tyre kanë po aq vlerë sa tonat. Dhimbja e tyre nuk është e huaj për ne. Të mos harrojmë”, ishte mesazhi i tij.

Në përfundim, Guardiola nënvizoi se solidariteti me Palestinën dhe përgjegjësia për të ndihmuar njerëzit në nevojë nuk duhet të ndërpriten. Ai gjithashtu u bëri thirrje njerëzve që kanë mundësi të mbështesin UNRWA-n, në mënyrë që organizata të vazhdojë të ofrojë ndihmë humanitare.

Mesazhi i trajnerit spanjoll rikthen në vëmendje krizën humanitare në Gaza dhe nevojën për të mos harruar civilët, veçanërisht fëmijët, që po përballen me pasojat e luftës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.