Ndërsa SPAK kërkoi t’i pushojë të hetuarit Jonaid Myzyrit, kreut të Prokurimeve Publike njëren nga veprat penale, Gjykata e Posaçme refuzoi ta pranojë.
Kështu, Gjykata me urdhër të gjyqtarit, Paulin Çera vendosi që të rikthejë për hetim episodin e shkeljes së barazisë në tendera për një procedurë me vlere rreth 2.2 milionë euro.
Në këto kushte, Prokuroria do duhet të vihet në lëvizje për 45 ditët e ardhshme për të kryer një riekspertim në funksion të çështjes.





