E diel, 15 Nëntor 2026 Film Family deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Hanxharë, thikë dhe hark në makinë! Dënohet me burg 19-vjeçari shqiptar në Angli (EMRI)

Një 19-vjeçar shqiptar është dënuar me 14 muaj burg në Britaninë e Madhe, pasi policia i gjeti arsenal armësh në makinën e tij.

Bëhet fjalë për Arber Axhamin, i cili nuk kishte adresë fikse dhe kur u ndalua nga policia pranoi se nuk kishte patentë.

Oficerët gjatë kontrollit në makinën e të riut shqiptar gjetën dy hanxharë, një hark dhe një thikë.

Reklamë

Ai akuzohet për poesim të armëve pa leje dhe drejtim makine pa leje drejtimi.

Më 14 nëntor, Gjykata e Kontrit në Sheffield vendosi dënimin e tij me 14 muaj burg./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë