E diel, 15 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sociale

Sindikata e Taksive sërish në protestë: Kërkesat tona nuk kanë marrë zgjidhje nga institucionet

Sindikata e Transportit të Taksive do të dalë ditën e nesërme sërish në protestë.

Përmes një njoftimi për mediat, Sindikata bën me dije se kërkesat e tyre të mëparshme nuk kanë marrë zgjidhje nga institucionet përkatëse.

“Njoftojmë se ditën e Hënë datë 16.11.2026, ora 10:30, në sheshin “Nënë Tereza”, Sindikata e Transpoortit Taksi të Shqipërisë zhvillon një tubim.

Protesta zhvillohet për arsye të mos reagimit të institucioneve si: Ministria e Transportit, Bashkëqeverisja dhe Bashkia Tiranë për zgjidhjen e kërkesave të ripërsëritura nga Sindikata e Transportit Taksi të Shqipërisë dhe Rrethit Tiranë. Ju ftojmë tëmerrni pjesë në ndjekjen e këtij tubimi”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.