Teksa pritet arrestimi i tij, pasi urdhri i Prokurorisë ka mbërritur në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, deputeti demokrat ka dalë në një konferencë për mediat. Ditën e djeshme Gjykata e Apelit la në fuqi dënimin e Shkallës së Parë me nëj vit burgim për deputetin demokrat, i cili është akuzuar për kallëzim të rremë.
Në fjalën e tij para gazetarëve, Salianji tha se është i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të kryeministrit Edi Rama.
Lexo edhe :
Related Posts
Salianji: Unë jam sot një i dënuar politik me urdhër të Fatmir Xhafës dhe porosi të Edi Ramës. Ka shumë interpretime për rrjedhën e ngjarjeve dhe dënimin tim për “kallzim të rremë”, por vetëm nëj fakt, vetëm një provë, vetëm një të vërtetë.
Më 15 maj 2018 unë kam dalë nga kjo foltore, bashkë me zotin Bardhi dhe zotin Alibeaj, dhe kam publikuar një dokument të gjyktave italiane ku vëllai i ministrit të asokohe, Fatmir Xhafaj, rezultonte i dënuar në Itali me 7.4 vite burg.
Salianji tha se “kallëzimi i tij i rremë” i ndërpreu karrierën politike ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Fatmir Xhafës. Sipas Salianjit, Xhafa u betua se nuk do ta falte.
Salianji: Këtë Fatmir Xhafaj u betua se nuk do ma falte. Denoncimi im me fakte, që gjykata e quan “kallzim të rremë” i ndërpreu Xhafajt karrierën politike. Edi Rama dhe Fatmri Xhafaj kërkojnë të bëjnë të njëjtën gjë, si shpagim kundër meje dhe opozitës, për atë denoncim dhe qindra të tjerë, që provuan se ata nuk janë funksionarë shteti por pupacë narkoshteti. Jane pafund ata qe me thone pse i shkon perballe dhe padrejtesise, pse pranon te burgosesh duke shkuar vete, kur e di mire qe eshte goditje nen brez. Sepse unë e di mirë që kjo është e vetmja mënyrë tashmë.
Për t’i thënë njerëzve, demokratëve, miqve që njeriu vlen nëse nuk përkulet nëse kundershtarin e përballon me çdo mjet.
Deputeti demokrat shtoi se nuk është i trembur. Ndërsa në 6 tetor bëri thirrje që të mblidhen në protestën e lajmëruar ditën e djeshme nga PD.
Salianji: Nuk më trembin. Përballë do më kenë sot, pas një viti, e me vite me radhë. Burgosja ime është pjesë e planit të Ramës dhe marionetave të tij socialiste në drejtësi për të goditur opozitën. Si ka mundësi që, të gjithë ata që u prishin skemën e vjedhjes dhe shkatërrimit të vendit shkojnë në burg?! Në 6 tetor në Tiranë te jemi bashke, te mblidhemi te forte per te shuar e nbytur gëzimin e lig se ata po e shfarosin Partine Demokratike, se po shfarosin e syrgjynosin demokratet, nuk e bejne dot./vizionplus.tv






