Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
26 May 2026
Vizion fokus

Konferenca e tetë Ndërqeveritare, Rama: Shqipëria bën sot një...

Tragjike në Belgjikë/ Treni përplaset me autobusin shkollor, disa...

Presidenti Begaj pritet nga Papa Leone XIV në Vatikan,...

Studentët zbresin sot në shesh/ Protestë në Tiranë në...

SHBA-ja kryen sulme në jug të Iranit

Lituani / Ministri Hoxha takim me Kryetarin e Komisionit...

Rritet frika për përshkallëzim lufte, Rusia paralajmëron sulme të...

Netanyahu: Izraeli do të intensifikojë sulmet ndaj Hezbollahut në...

Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil, 11 urdhër-arreste...

Ngushtica e Hormuzit do të hapet 30 ditë pas...

Mjekët në Gaza rrëfejnë tmerrin: Ushtarët izraelitë na rrahën, zhveshën dhe na hodhën ujë të ftohtë

12 Mars 11:24

Mjekët dhe infermierët në Gaza kanë rrëfyer tmerret që kanë përjetuar nga ushtarët izraelitë kur u bastis spitali ku ata ushtronin detyrën e tyre.

Në një rrëfim drithërues për BBC, mjekët treguan se atyre iu lidhën sytë, i detyruan të zhvisheshin dhe i rrahën brutalisht, ngjarje e ndodhur muajin e kaluar.

Ahmed Abu Sabha, një mjek në spitalin Nasser, përshkroi se ishte mbajtur për një javë në paraburgim, ku ushtarët izraelitë i kishin thyer dorën, si dhe i kishin lëshuar qenin mbi fytyrë. Të njëjtën torturë kishin përjetuar edhe dy mjekë të tjerë, të cilët nga frika e hakmarrjes nuk pranuan të identifikoheshin.

Ata i thanë BBC-së se u poshtëruan, u rrahën, u lanë me ujë të ftohtë dhe u detyruan të gjunjëzoheshin në pozicione të pakëndshme për orë të tëra.

BBC i dha detajet e pretendimeve të tyre Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF). Ata nuk iu përgjigjën drejtpërdrejt pyetjeve në lidhje me këto tortura, por as nuk mohuan pretendimet specifike për keqtrajtim. Por ata mohuan që stafi mjekësor të jetë dëmtuar gjatë operacionit të tyre.

Ata thanë se çdo abuzim i të burgosurve është në kundërshtim me urdhrat e IDF dhe për këtë arsye është rreptësisht i ndaluar.

Forcat Mbrojtëse Izraelite bastisën spitalin në Gaza në 15 shkurt, pasi sipas tyre funksiononte për të strehuar personat e Hamasit. Spitali Nasser ishte ndër të vetmit që funksiononte në Rripin e Gazës, deriza forcat izraelite vendosën ta bastisnin.

Pas këtyre pretendimeve, Hamasi ka mohuar që luftëtarët e tij veprojnë brenda objekteve mjekësore.

Pamjet e filmuara fshehurazi në spital më 16 shkurt, ditën kur mjekët u ndaluan, dhe më pas iu dhanë si material BBC. Në ato pamje, duken burra të zhveshur përpara godinës së urgjencës së spitalit, të gjunjëzuar me duart pas kokës./vizionplus.tv

Posted Under:
Bota Kryesoret
Tagged:
Gaza ushtaret izraelite

Nga e njëjta kategori

Konferenca e tetë Ndërqeveritare, Rama: Shqipëria bën sot një tjetër hap të rëndësishëm drejt antarësimit

më shumë...

Tragjike në Belgjikë/ Treni përplaset me autobusin shkollor, disa viktima

më shumë...

“Krimi i organizuar shqiptar është modernizuar përmes lidhjeve me grupet kriminale në Itali”, prokurori Mara: Bashkëpunimi i domosdoshëm

më shumë...

SPAK dhe anfimafia e Barit godasin grupin kriminal, Klodian Braho në Itali: U sekuestruan 1 milionë euro cash, 15 masa sigurie

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

11:57

Konferenca e tetë Ndërqeveritare, Rama: Shqipëria bën...

11:43

Tragjike në Belgjikë/ Treni përplaset me autobusin...

11:31

Operacion i përbashkët SPAK-Bari/ Prokurori italian: Grupet...

11:21

Blerina eliminohet nga Ferma VIP, Indri njofton...

11:17

“Krimi i organizuar shqiptar është modernizuar përmes...

10:54

SPAK dhe anfimafia e Barit godasin grupin...

10:50

Vala e të nxehtit përfshin Evropën, temperatura...

10:35

Nis seanca e parë gjyqësore ndaj Erion...

10:11

Në kërkim për trafik droge, arrestohet në...

10:07

Presidenti Begaj pritet nga Papa Leone XIV...

9:59

Nesër Kurban Bajrami, kreu i KMSH: Festë...

9:55

Operacion në Shqipëri e Itali, “koka” e...

9:32

Studentët zbresin sot në shesh/ Protestë në...

9:30

SHBA-ja kryen sulme në jug të Iranit

9:01

Lituani / Ministri Hoxha takim me Kryetarin...

8:56

Rritet frika për përshkallëzim lufte, Rusia paralajmëron...

8:36

Operacion i SPAK/ Goditet grupi kriminal i...

8:06

Ndërtimet pa leje në Sarandë e Ksamil,...

7:52

Moti sot/ Vapë dhe kthjellime në vend,...

1:31

Jo vetëm Mozën dhe Zhakun, Agai dënon...

Më të klikuarat

  • “Nuk ta kam ndjerë mungesën”, Indri lexon letrën, i jep fund...
  • Java e fundit e majit vendimtare! Meri Gjini: Hëna në mbushj...
  • E gjithë ferma në televotim, Blerina eliminohet nga gara, nu...
  • Jo vetëm Mozën dhe Zhakun, Agai dënon edhe Ilirin, masa që u...
  • “3 muajsh e kuptova që ishte autik”, Zhaku emocionon me hist...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.